Kinematografia në zi/ Aktori humb jetën tragjikisht në një aksident me ski

254
Sigal

Aktori i njohur francez, Gaspard Ulliel ka ndërruar jetë të mërkurën në moshën 37-vjeçari pas një aksidenti me ski.

“Ai vdiq në një aksident me ski të mërkurën”, tha familja e tij në një deklaratë. Si një nga fytyrat më të spikatura të brezit të tij, Ulliel ishte tashmë në rangun e lartë të aktorëve francezë.

Më pas ai fitoi vëmendjen ndërkombëtare për performancën e tij si kanibali i famshëm në “Hannibal Rising” dhe pati një rol kryesor në serialin e televiziv “Moon Knight” të Marvel, që do të publikohej në Disney+ në mars.

Ulliel fitoi një çmim Cesar, ekuivalenti francez i Oscar, për aktorin më të mirë në vitin 2017, për rolin kryesor në “It’s Only the World” të Xavier Dolan, ku luajti përkrah Marion Cotillard dhe Lea Seydoux.

Ky ishte “Cesar” i tij i dytë, pasi të parin e mori për aktorin më premtues, në 2004, pasi u shfaq në dramën e Luftës së Parë Botërore “A Very Long Engagement” së bashku me Audrey Tautou.

Ai luajti në “Saint Laurent”, një nga dy filmat biografikë për stilistin legjendar që do u publikua në vitin 2014, megjithëse humbi në Cesar nga ylli i filmit rival, Pierre Niney.

Ulliel gjithashtu ndoqi një karrierë të suksesshme ndërkombëtare si model.

“Kinemaja franceze humbi një talent të madh, plot sharm dhe energji”, shkroi në “Twitter” ministri francez i financave, Bruno Le Maire.

Image