Bardhi: Talebanët e rilindur nuk duan teatër të ri, duan kulla të reja

269
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, përmes një postimi në Facebook, shprehet se kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe eksponentë të tjerë të mazhorancës nuk duan një teatër të ri, por kulla të reja.

Sipas numrit dy të selisë blu, talebanët e rilindur duan të grabisin tokën publike për të pastruar paratë që na kanë vjedhur

“Edi Rama, Erion Veliaj, Taulant Balla dhe çeta e tyre e hajdutëve nuk duan një teatër të ri. Ata duan kulla të reja. Talebanët e rilindur duan të grabisin tokën publike për të pastruar paratë që na kanë vjedhur, në mënyrë që të na vjedhin sërish. Duhet të tregojmë sot se ne e meritojmë lirinë, e meritojmë demokracinë dhe jemi të denjë për shoqërinë europiane”, shkruan Bardhi.