Zbulohet shkëmbimi i çmendur mes Juventusit dhe Barcelonës

287
Sigal

Juventus dhe Barcelona po përgatiten për një marrëveshje të çmendur ë do të përfshijë në tratativa 3 futbollistë. Gazeta “Sport”, që qëndron pranë klubit katalanas shprehet se kampionët e Italisë do të ofrojnë Pjanic, De Sciglion dhe 25 milionë për të marrë Nelson Semedon.

Sipas medias spanjolle akordi paraprak është arritur, teksa mbrojtësi i blaugranëve vlerësohet me 50 milionë euro, edhe pse nuk ka bindur asnjëherë në Spanjë.

25 milionë eurot e përfituara do i shërbenin Barcelonën që t’i përdorë më pas për të transferuar Lautaro Martinez. Akordi i raportuar sot nga “Sport” mbetet të konfirmohet, pasi duket e çuditshme që Juventus të paguajë një shifër të tillë dhe të japë dy futbollistë.