Zgjedhjet e 6 marsit/ Dalin EMRAT e parë, kush janë të “besuarit” e Ramës, Bashës dhe Berishës në Durrës

288
Sigal

Bashkia e Durrësit është një ndër gjashtë njësitë e qeverisjes vendore që pritet të futet në zgjedhjet lokale të 6 marsit. Partitë nuk kanë caktuar ende kandidatët e tyre, ndërsa risia pritet të jetë edhe krahu i Berishës, të cilat sipas gjasave të deritanishme pritet të kenë kandidatët e tyre në listë.

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako do të jetë kandidate për kryetare në zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen në datën 6 mars.

Zgjedhjet e 6 marsit/ Dalin EMRAT e parë, kush janë të
Emirjona Sako

Lajmi konfirmohet nga disa media, që i referohen burimeve brenda kryesisë së PS në këtë qytet, e cila zhvilloi mbledhjen një ditë pasi presidenti Ilir Meta dekretoi datën. Mësohet po ashtu se Sako ka marrë edhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama.

Emirjona Sako për disa mandate ka mbajtur detyrën e Drejtoreshës së Shërbimeve Publike në Bashkinë e Durrësit.

Ndërkohë kanë dalë edhe dy emrat e parë nga kampi i Berishës dhe Bashës, të cilëve do tu besohet kandidatura për qytetin e Durrësit. Mësohet se Lulzim Basha do të hyjë në garë me Luan Hotin, aktualisht kryetar i PD dega Durrës. Nga ana tjetër, Berisha do të ketë kandidat për Kryetar Bashkie në Durrës Ardian Mukën.

Kujtojmë se Basha dhe Berisha do të shkojnë të ndarë në zgjedhjet e 6 marsit në qytetin bregdetar dhe në 5 bashkitë e tjera.

Shkodra është e vetmja që drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, pasi Voltana Ademi vendosi të qëndrojë në detyrë, ndërsa 5 bashkitë e tjera vijojnë punën me kryetar të komanduar.

Durrësi dhe Dibra mbeten pa kryetar për shkak se Dionis Imeraj dha dorëheqjen, ndërsa një deklaratë e pamenduar gjatë tërmetit të nëntorit 2019 do i kushtonte mandatin kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako. Ndarja nga jeta e Haxhi Memollës la pa kryebashkiak të zgjedhur Rrogozhinën.

VAKANCAT NË BASHKI:

SHKODËR: Valdrin Pjetri, për shkak të dekriminalizimit; vakant që prej datës 15 gusht 2019

VORË: Agim Kajmaku, për shkak të dekriminalizimit, vakant që prej datës 1 nëntor 2019

DURRËS: Valbona Sako, për shkak të dorëheqjes; vakant që prej datës 1 dhjetor 2019

DIBËR: Dionis Imeraj, Dibër, dha dorëheqjen pasi kandidoi për deputet; vend vakant që prej datës 8 mars 2021

RROGOZHINË: Haxhi Memolla, Rrogozhinë, ndahet nga jeta; që prej datës 22 shkurt 2020

LUSHNJË: Fatos Tushe, u shkarkua nga Qeveria, pasi u mor i pandehur nga SPAK për korrupsion, vakant që prej datës 7 korrik 2021