E trishtë/ Vdes i moshuari, po arratisej nga azili duke u lidhur me çarçaf

195
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali pasi një i moshuar ka vdekur gjatë tentativës për arratisje nga azili.

91-vjeçari duke zbritur nga dritarja i lidhur me çarçaf ndërroi jetë. Litari i improvizuar mbajti për pak kohë, por mendohet se pikërisht ky mjet i përdorur mund t’i ketë shkaktuar një shtypje fatale në mushkëri të moshuarit, duke e vrarë teksa mbetej i varur në çarçaf.

Ndërsa ishin punonjësit e qendrës e gjetën atë të varur nga dritarja e dhomës së tij mëngjesin tjetër, pasi e kërkuan kudo në dhomën e tij.

Mario Finotti qëndronte prej më shumë se 1 viti në shtëpinë e azilit, pasi nuk i kishte mbetur askush nga familja. Ndërsa as fëmijë nuk kishte sepse nuk ishte martuar kurrë.

E trishtë/ Vdes i moshuari, po arratisej nga azili duke u lidhur me