“Le Iene”: Revoltë në Shqipëri, Rama shembi Teatrin Kombëtar

362
Sigal

Pas një beteje të gjatë 2-vjeçare, kryeministri shqiptar shembi historikun Teatri Kombëtar për të rindërtuar një të ri. Kështu nis një shkrim i gjatë i programit investigativ të njohur “Le Iene” që citojnë kundërshtarët e projektit që thonë se godina e vjetër “Nuk ishte e rrezikshme”, por që flasin për interesa të tjera pas vendimit.

“Në fund ruspat arritën të hedhin përtokë historikun “Teatri Kombëtar” të Tiranës. Në kryeqytetin shqiptar kanë shpërthyer protestat ku janë arrestuar gazetarë dhe qytetarë që kanë manifestuar kundër aksionit pavarësisht masave anti-covid” – shkruan Le Iene.

Në shkrim citohet se Teatri u ndërtua në fund të viteve 30 nga regjimi fashist me arkitektin Giulio Bertè.

“Le Iene thonë se kryeministri Rama nuk mori parasysh pretendimet e kundërshtarëve, por e çoi deri në fund qëllimin e tij. Në shkrim flasin gazetarë dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.