Balliu: Sali Berisha, arma e shqiptarëve për rithemelimin e pluralizmit

226
Sigal

TROPOJË – Sali Berisha ishte sot në Tropojë, vendlindjen e tij, ku në kuadër të “Foltores” zhvilloi një takim me demokratët që mbështesin rikthimin e tij në krye të selisë blu.

Sipas Balliut, tashmë ish-kryeministri është konfirmuar si lideri i demokratëve, ndërsa e cilësoi Sali Berishën si “arma që kanë shqiptarët në dorë për të rikthyer pluralizmin”.

“Atmosfera është e jashtëzakonshme. Ka qenë një pritje e jashtëzakonshme. Me qindra makina të demokratëve i kanë dalë përpara. Pritja është e jashtëzakonshme. U vërtetua dhe rifaktuar, se në mënyrën më absolute, Sali Berisha është lideri i vetëm i PD-së dhe demokratëve.

Është lideri historik dhe sot demokratët duan rikthimin e tij për të shpëtuar nga regjimi ku jemi katandisur sot. Nga regjimi i Ramës dhe pengut të tij, Lulzim Basha. Sot rikonfirmohet se Sali Berisha është arma që kanë shqiptarët për të rikthyer pluralizmin në Shqipëri.

“Foltorja” ka rikthyer shpresën e demokratëve. Me 11 do të mblidhen të gjithë demokratët.Do faktohet që demokratët janë të bashkuar rreth Sali Berishës dhe Partisë Demokratike”, tha Klevis Balliu.