Inter mund Spezian dhe i bën presion Napolit, Roma e pëson nga Bolonja

99
Sigal

Interi mposhti 2-0 skuadrën e Spezias në stadiumin Giuseppe Meazza në kuadër të javës së 15-të të Serisë A.

Zikaltërit e dominuan totalisht pjesën e parë, por goli i epërisisë për skuadrën e Simone Inzaghit erdhi në minutën e 36-të me anë të Gagliardinit. Me këtë rezultat u mbyll dhe 45 minutëshi i parë.

Interit nuk iu desh shumë kohë në të dytën për të dyfishuar avantazhin dhe shënues ishte Martinez, i cili ktheu në gol penalltinë në minutën e 58-të.

Deri në fund loja u zhvillua në të njëjtin ritëm. Spezia mbrojti, Inter sulmoi, por rezultati nuk ndryshoi, ndaj mbeti 2-0 final. Rei Manaj luajti titullar për Spezian dukë zhvilluar një paraqitje të mirë.

Me këtë itore, Interi kaloi Milanin me triumfin e mbrëmjes së sotme dhe tashmë është në vendin e dytë me një pikë pas Napolit, që ka një ndeshje më pak. Spezia është në vendin e 17-të. Interi pret Romën javën e  ardhshme, ndërsa Spezia përballet me Sassuolo-n.

Befasuese ishte humbja e Romës në transfertë ndaj Bolonjës me rezultatin 1-9. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Svanberg.

Rezultati dhe golashënuesit:

Inter – Spezia 2: 0 (Gagliardini 36′, Martinez pen.58′)

Bolonja – Roma 1: 0 (Svanberg 35′)