Babëzia me tenderët/ Drejtori i ARRSH mori 800 euro një kompani dhe rriti fitimin 1.7 milionë euro në 4 muaj, falë nepotizmit

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi gjatë konferencës për mediat se, vjedhja e qeverisë vazhdon pa ndërprerje. Sipas Berishës, këshilltari i Ballukut rriti fitimin e kompanisë së tij 600 herë në 4 muaj.Legalizimi i parave të krimit është vetëm një aspekt i veprimtarisë së kësaj qeverie. Ndërkohë, vjedhja vazhdon non stop. Vjedhja shënon, jo në rrafshin sasior, por në rrafshin cilësor, një rekord botëror të padëgjuar dhe të paparë.

Këshilltari i ministres të ndërtimeve publike më të kushtueshme në Europë dhe në Botë, Belinda Balluku, i tenderave me 99.99%, një Berberi, rezulton se ka rritur fitimin e kompanisë së tij, duke e shitur dhe blerë atë në 4 muaj, 600 herë.

NOA

Çfarë dëshmon kjo? Kjo dëshmon se në këtë vend për shkak të sistemit korruptiv të instaluar nga Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij, për shkak të funksionimit të kësaj qeverie si një grup apo organizatë e mirëfilltë kriminale, çdo lloj imagjinate, çdo lloj projekti që mund të imagjinohet, mund të shndërrohet në realitet pasi ligjet nuk ekzistojnë’, u shpreh kreu i PD-së, Sali Berisha.