Prof. Asoc.Dr. Vangjel Kici: Pasuritë e Shqipërisë dhe Kosovës dhjamosin të huajt

  • -Gjatë 30 vjetëve të fundit në Shqipëri nuk është zbuluar asnjë vendburim i ri nafte dhe gazi. Politikanët gënjejnë.
  • -Marrëveshjet e Hidrokarbureve shfrytëzohen për pastrimin dhe fshehjen e parave të pista në parajsat
  • – Sipas studimeve tona në Shqipëri shumë shpejt mund të zbulohet një “naftë e madhe”, e ngjashme me Azerbajxhanin, Norvegjinë
  • – Nafta, gazi, dhe mineraret e Shqipërisë dhe Kosovës nuk duhen privatizuar, por duhen shtetëzuar (nacionalizuar)
  • të formohet kompania shtetërore (kombëtare) e përbashkët e kërkim-zbulimit nga të dy shtetet shqiptare, Shqipëria dhe Kosova

Kam punuar në të gjitha tokat e Shqipërisë, që vazhdojnë në Kosovë. Pra, shumë nga pasuritë natyrore të Shqipërisë vazhdojnë edhe në Kosovë. Trojet tona janë shumë të pasura me burime natyrore. Disa nga këto burime janë të kalibrit botëror!Për Shqipërinë mund të përmendim xeherorët e kromit, hekur-nikelit, dhe sidomos perspektivën e jashtëzakonshme naftë-gazmbajtëse të Shqipërisë Lindore, që vazhdon në Kosovë!Edhe e vetme kjo pasuri mund t’a pasurojë kombin shqiptar, siç ka pasuruar Vendet arabe, Norvegjinë etj.

Kosova është shumë e pasur me minerale, sidomos me polimetale (plumb, zink, ar, argjend etj), por sidomos me qymyre (thëngjill). Këto burime natyrore, dhe të tjera, duhen shpallur pasuri strategjike kombëtare. Ato nuk duhen privatizuar, por duhet të jenë pasuri kombëtare (shtetërore).

Sigal

Për shfrytëzimin e këtyre pasurive, fillimisht duhen fonde, që shtetet tona i kanë të pamjaftueshme. Mungesën fillestare të këtyre fondeve, shtetet tona le t’a zgjidhin duke vënë në punë paratë e popullit, siç veproi Norvegjia, dhe të mos ua japim pasuritë tona të huajve! Duke zhvilluar këto pasuri strategjike, ekonomia e shteteve tona do të zhvillohet shumë. Do të rritet shpejt mirëqënia e kombit shqiptar. Do të zhduket papunësia, dhe braktisja e trojeve tona nga shqiptarët. Gjatë 30 vjetëve të fundit në Shqipëri nuk është zbuluar asnjë vendburim i ri nafte dhe gazi, kurse gjatë viteve 1960-1990 u zbuluan shumë vendburime nafte dhe gazi edhe se aso kohe teknologjia ishte shumë më e dobët se sot.

Pse janë bllokuar kërkimet e naftës dhe të gazit?

1- Janë bllokuar që të mos zbulohet nafta dhe gazi në Shqipëri. 2- Të mos zhvillohet ekonomia e Shqipërisë.

3- Shteti shqiptar të jetë sa më i varfër dhe i dobët.

4- Të mos hapen fronte të reja masive dhe të përhershme pune. 5- Të mos rritet mirëqënia e popullit shqiptar.

6- Shqiptarët të jenë pa punë dhe të varfër.

7- Shqiptarët të largohen nga trojet shqiptare.

8- Me sa duket, këto Marrëveshje Hidrokarbure shfrytëzohen edhe për pastrimin dhe fshehjen e parave të pista në parajsat fiskale në det (offshore).

Sipas informatave gjeologjike-shkencore shumë të sakta, në Shqipëri shumë shpejt mund të zbulohet një “naftë e madhe”, e ngjashme me Azerbajxhanin, Norvegjinë etj.

Kjo naftë do t’a zhvillonte shumë shpejt të gjithë ekonominë kombëtare shqiptare. Zhvillimi i sektorit shtetëror të naftës do të shërbente si lokomotivë për zhvillimin e të gjithë sektorëve të tjerë të ekonomisë. Do t’a rriste shumë shpejt mirëqënien e popullit shqiptar.

Më gjerësisht me gjuhën e shkencës gjeologjike dhe me ilustrim të hartave kam trajtuar kumtesën time, dërguar organizatorëve të konferencës gjithëshqiptare në Prishtinë.

Rekomandime:

1 Nafta, gazi, dhe mineraret e Shqipërisë dhe Kosovës nuk duhen privatizuar, por duhen shtetëzuar (nacionalizuar).

Kërkimet dhe shfrytëzimi i tyre duhet t’i bëjnë vetë shqiptarët, sepse sipërfaqja e tokave shqiptare është e vogël.

2 Të formohet kompania shtetërore (kombëtare) e përbashkët nga të dy shtetet shqiptare, Shqipëria dhe Kosova. Kjo kompani duhet të ketë 4 seksione:

-Seksioni i Kërkmit;

– Seksioni i Prodhimit;

– Seksioni i Përpunimit dhe – Seksioni i Tregëtimit.

Me problemet e kësaj shtylle strategjike të kombit të merret vetëm kompania shqiptare kombëtare, dhe jo qeveritë e korruptuara!

Prandaj, u bëj thirrje qeverive tona, në Tiranë dhe në Prishtinë, që të mbështesin, të mbrojnë dhe të zhvillojnë burimet tona natyrore. Për ne shqiptarët problem i madh është mbrojtja e paurive tona të jashtëzakonshme, nga lakmitarët dhe ziliqarët e huaj. Të bashkuar ne mund t’i mbrojmë.

Konferencës i uroj sukses të plotë dhe të gjithë juve një përshëndetje vëllazërore, me porosi se vetëm intelektualët dhe atdhetarët e vërtetë ja dinë vlerën vendit dhe popullit të vet, prandaj t’i ruajmë pasuritë tona për brezat që po lëmë pas.

Lutja ime, për ata që nuk janë gjeologë, rekomandoj të lexojnë në fund të

librit tim “NAFTA LINDORE 2022” REKOMANDIMET e mija.

Pse janë bllokuar kërkimet e naftës dhe të gazit?

1- Janë bllokuar që të mos zbulohet nafta dhe gazi në Shqipëri. 2- Të mos zhvillohet ekonomia e Shqipërisë.

3- Shteti shqiptar të jetë sa më i varfër dhe i dobët.

4- Të mos hapen fronte të reja masive dhe të përhershme pune. 5- Të mos rritet mirëqënia e popullit shqiptar.

6- Shqiptarët të jenë pa punë dhe të varfër.

7- Shqiptarët të largohen nga trojet shqiptare.

8- Me sa duket, këto Marrëveshje Hidrokarbure shfrytëzohen edhe për pastrimin dhe fshehjen e parave të pista në parajsat fiskale në det (offshore).

Sipas informatave gjeologjike-shkencore shumë të sakta, në Shqipëri shumë shpejt mund të zbulohet një “naftë e madhe”, e ngjashme me Azerbajxhanin, Norvegjinë etj.

 

Ing. Ahmet Ҫollaku

Shelli futet pa pasaportë në fondet e naftës shqiptare

Të gjithë liderët partiakë të vegjël dhe të mëdhenj janë gati të hanë njëri-tjetrin, ndërkohë  bëjnë sikur nuk duan  ta dinë fare se ç’bëhet me naftën shqiptare. Rama shkon për vizita në qytetin e Fierit dhe Patosit, po  bën sikuar vjen për herë të parë, sikur s’mban mend çfarë ka thënë dikur më parë. Në Shqipëri dëgjohet vetëm për Shpiragun, po deri më sot nuk kemi lexuar asgjë të shkruar nga specialistët e naftës që punojnë në puse, apo nga ata të digastereve qeveritare që paguhen me taksat tona. Flasin dhe bëjnë propagandë vetëm qeveritarët, që nuk dinë asgjë për naftën, ata që s’kanë idenë më të thjeshtë se ç’bëhet në thellësinë 6000m. Të shposh një pus në thellësinë 6000m, është më vështirë se të leshosh një satelit në orbitë. Partitë shqiptare, janë bërë gati për luftë. Dhe, për fat të keq, nuk është shumë e vështirë të gjesh qorra apo rrufjanë, që duan të marrin armët. Edi Rama është magjistar, herë herë edhe arrogant, po shumë i zhdërvjellët në diskurs. Ai mbledh pas vete çeta e çupërlina, dhe maskarenjë. Populli im është në një hall të madh. Ja e fshimë Ramën, po kë do të vëmë, Bashën? Si nuk tha dikush ku ka gabuar. Të paktën të thonë një gabim të vetëm! Të gjithë i fshihen naftës, kur, ndërkohë me paratë e saja bëjnë fushata dhe anti fushata, afrojnë dhe majmin miq dhe armiq. Qeveritarët shqiptarë Shpiragun e interpretojnë sipas interesave të tyre partiake. Kjo bëhet për propagandë, për vjedhje dhe mashtrim. Shelli futet pa pasaportë në fondet e naftës shqiptare, ndërkohë që autorët e mirëfilltë të perspektivës të zonës qëllohen me armë nëse i afrohen pusit një km.