‘Askush nuk mund t’i thotë Berishës ‘mos garo’/ Mustafaj: Ka vënë gjithë partinë në lëvizje…

187
Sigal

Kërkesën e një pjesë e deputetëve të Lulzim Bashës se ish-kryeministri Sali Berisha nuk duhet të garojë për kreun e PD-së, Besnik Mustafaj e ka cilësuar jo normale.

I ftuar në një emision, Mustafaj tha se është e pamundur që t’i kërkosh Berishës një gjë të tillë, kur është ky i fundit që ka vënë gjithë partinë në lëvizje, ndërkohë që edhe Lulzim Basha ka të drejtë të garojë për postin e kreut të PD në zgjedhjet e 30 prillit.

Mustafaj: Ky është një kusht i pamundur për mua për të gjitha zhvillimit që lidhen deri tani. Është e pamundur sepse deri tani këtë lëvizje e ka bërë Sali Berisha. Askush nuk mund t’i thotë Berisha mos garo. Të gjitha ata që e mendojnë se Berisha nuk e meriton, atëherë këta duhet të bëjnë fushatë, për të bindur demokratët që të mos e votojnë, por nuk mund t’i mohosh Berishës të garojë. Edhe vetë Berisha e ka thënë se Lulzim Basha mund të garojë në zgjedhjet për kryetar në 30 prill.