Artan Fuga: Presidenti ka vetëm një kriter, t’i bindet Kryeministrit

152
Sigal

Procesi për përzgjedhjen e emrit të Presidentit të ri të vendit ka nxitur debat te të gjithë analistët dhe njohësit e politikës. Akademiku Artan Fuga ka deklaruar përmes një postimi në rrjetet sociale se përzgjedhja e emrit të ri të kreut të shtetit duhet të ketë vetëm një kriter të qartë ‘t’i nënshtrohet Kryeministrit’! Për zgjedhjen e Presidentit të ri të Monarkisë ka vetëm një kriter, të tjerët janë propagandë deklaron fuga teksa shton se ky kriter është i qartë si drita e diellit: “Duhet t’i nënshtrohet kryeministrit dhe të bëjë si i thotë ai, edhe sikur pushtete më të fuqishme se ai t’i thonë të bëjë të kundërtën!” Më tej Fuga shprehet: -Nuk është çështje personash apo preferencash, është sistemi ynë politiko-juridik dhe gjeopolitika e sotme, që nuk lë shteg për gjë tjetër! Kjo e bën të vështirë zgjedhjen, sepse edhe duhet të plotësojë këtë kriter të vetëm, por edhe ky kriter nuk duhet të thuhet as nga shumica as nga pozita! Duhet që presidenti edhe të jetë i bindur me siguri qind për qind ndaj kryeministrit, por edhe nuk duhet të jetë militant socialist. Kjo e bën kontradiktore zgjedhjen dhe e fut në krizë procesin. Por, në fund nuk ka rrugë tjetër: I besuari do zgjidhet! Ose do të ngelemi pa president!