Kristaq Kume : Qeveria po bën zhurmë për të fshehur problemet e mëdha

133
Sigal

Eksperti për çështjet zgjedhore Kristaq Kume komentoi raundin e parë pa asnjë emër lidhur me çështjen e Presidentit të ri. Kume deklaroi se duhet të bëhen të gjithë bashkë për të zgjedhur kreun e ri të shtetit. Eksperti Kume u shpreh se nëse qeveria do vazhdojë të përdorë të gjithë procesin për çështje politike, nuk do të kemi një rezultat të mirë. Më tej ai shtoi se qeveria po bën zhurmë për të fshehur ngërçet dhe çështjet madhore. “Me këtë që po ndodh sot, njerëzit e politikës sonë nuk kanë sjellje të ndryshme nga ç’kanë pasur më herët. Kanë kërkuar të behën pjesë, duke të lënë përshtypjen e kërkojnë këtë gjë për të bërë atë që synojnë ata, jo ajo që duhet bërë. Të respektohet fryma e Kushtetutës. Efektet do të ndikojnë vetëm tek qytetarët.

Mazhoranca e sotme e ka të gjithën në dorë. E gjithë zhurma e qeverisë për të shuar e sfumuar problemet e mëdha që përplasen çdo ditë.”tha Kume.