Mike Pompeo: SHBA mbështet Shqipërinë, dhe jo partitë në pushtet

136
Sigal

Në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, Ish-Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo tha se raportet mes dy vendeve kanë qenë të shkëlqyera prej vitit 1922. Në konferencën në Tiranë, Pompeo u shpreh se dy vendet kanë punuar përkrah NATO-s për të luftuar terrorizmin dhe për të konsoliduar demokracinë. Ai deklaroi ndër të tjera se do të punohet për shkuljen e korrupsionit dhe mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe rajonit. Pompeo deklaroi sot se duhet vullnet i mirë nga secili spektër politik për të mbrojtur demokracinë, shkulur korrupsionin dhe për të mbrojtur lirinë e popujve tanë dhe popujve të rajonit. Ai tha se Shqipëria dhe SHBA kanë bërë një punë të mirë në luftën kundër terrorizmit, ndërsa shtoi se në 30 vitet e fundit janë bërë përpjekje reale për rrënjëzimin e demokracisë. Sipas Pompeos, nuk ka rëndësi se cili është në pushtet, por e rëndësishme është të zhbëhet korrupsioni dhe konsolidohet liria e demokracia. Ish-kreu i DASH, që ka mbajtur detyrën e lartë shtetërore gjatë presidencës së Donald Trump në 2018-2020. Pompeo vlerësoi rolin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, ndërsa gjatë fjalimit kujtoi takimin që ka pasur me ish-sekretarin Bejker. Ish-sekretari amerikan bëri thirrje që opozita dhe mazhoranca në Shqipëri “duhet të kenë vullnet të mirë për të shkulur korrupsionin dhe mbrojtur demokracinë”. Sipas Pompeos, nuk ka rëndësi se cila parti është në pushtet, por e rëndësishme është të zhbëhet korrupsioni dhe konsolidohet liria e demokracia. “E dinim që do të vinte një ditë kur do të ishte e rëndësishme që të ishim të aftë ushtarakisht, por edhe në fushën e diplomacisë. E shoh që kjo miqësi do të ketë edhe 100 vite të tjera po aq të suksesshme. Jam këtu për 100-vjetorin, por ju lutem më bëni një ftesë edhe për 125-vjetorin”, shtoi Pompeo. Gjatë qëndrimit në Tiranë, Pompeo mori titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës.