Ndërtimi i Skavicës, banorët në protestë: Zhduken 35 fshatra të Dibrës

186
Sigal

Banorët e Dibrës protestuan përsëri pranë vendit ku do të ndërtohet diga e HEC-it të Skavicës, duke kundërshtuar projektin që gllabëron mijëra hektarë tokë dhe zhduk 35 fshatra. Banorët u kanë bërë thirrje deputetëve të qarkut që të kundërshtojnë projektin, duke i paralajmëruar për përballjen me pasoja

Dhjetëra qytetarë të Dibrës protestuan pranë vendit ku parashikohet të ndërtohet diga e hidrocentralit të Skavicës, duke bërë paralajmërime të forta ndaj qeverisë.

Banorët e Dibrës kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit, pasi sipas tyre do të sjellë pasoja të mëdha për zonën.

Sipas tyre, mbi 35 fshatra të Dibrës do të zhduken përfshirë dhe 16 mijë hektarë tokë bujqësore.

Protestuesit kanë paralajmëruar deputetët e qarkut të Dibrës se do të përballen me banorët, nëse nuk kundërshtojnë projektin.Prej kohësh, komuniteti dibran dhe shoqatat ambientaliste kundërshtojnë nëpërmjet protestave dhe takimeve të ndryshme, ndërtimin e digës prej 485 metra lartësi në zonën e Skavicës.

Kjo digë, e parashikuar të ndërtohet në luginën e lumit Drin i Zi, pritet të sjellë pasoja të mëdha për zonën e Dibrës.