Presidenti Meta pas pjesmarrjes në Kolegjin e NATO-s në Romë: Shqipëria faktor stabliteti në rajon

442
Sigal

Presidenti i Republikës ka marrë pjesë në nja takim të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s.

“Shqipëria, garanton përmbushjen e përgjegjësive të saj, angazhimin, përkushtimin e solidaritetin në dobi të “mbrojtjes dhe sigurisë kolektive” të çdo anëtari të #NATO-s dhe të interesave strategjike të Aleancës.

Shqipëria, është një partner i besueshëm i #NATO dhe lider në të gjitha nismat rajonale, me qëllim rritjen e masave të besimit mes vendeve të rajonit, forcimin e bashkëpunimit dhe ndarjen e përvojës së saj të anëtarësimit.

Shqipëria, është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë që i kërkohen, veçanërisht në përmbushjen e rolit të saj të pazëvendësueshëm si faktor stabiliteti në rajon, si promotore e palodhur e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal.”-shkruan Presidenti Meta në Facebook