Prokuroria e Posaçme ka arritur të mbyllë dosjen ndaj njërës prej figurave më të pushtetshme politike në Shqipëri, Ilir Metës.
Njeriut që për 34 vite ka dominuar skenën politike, që e ka nisur si anëtar i Partisë Socialiste, që ka drejtuar FRESH-in, që ka ngritur polin e tretë, Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe ka mbuluar detyrat më të larta të shtetit si Kryeministër, si Kryetar i Parlamentit dhe President i Republikës.
Kreu i Partisë së Lirisë do të dalë diten e sotme para Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, pasi u arrestua me forcë nga policia ditën e djeshme.
Në emisionin “Ora e Betit”, për të folur për këtë arrestim, polemikat që e kanë shoqëruar dhe dosjen e përgatitur nga prokurorët e SPAK-ut me në krye drejtuesin e saj Altin Dumani, çfarë faktesh ka dosja dhe sa qëndrojnë ato, ishte i ftuar Shemsi Prençi , ish drejtuesi i lartë i policisë.
“Pa marrë parasysh se çfarë ka gjykuar SPAK-u, se mund ta zgjidhte shumë lehtë arrestimin e zotit Meta, duke e thirrur në SPAK, duke e marrë të pandehur dhe duke e prangosur me patrullën e policisë.
Askush nuk mund të më thotë që është zbatuar një nga 12 apo 14 parimet e policimit demokratik, në rastin e operacionit për arrestimin e ish-Presidentit të Republikës”, -Tha Prençi.




















