SKANDAL/ Si Artan Lame po mashtron rreth 140 mijë pronarë banesash për t’u marrë votën më 25 Prill (VIDEO)

196
Sigal

Një audio përgjim të drejtorit të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame po bën xhiron e mediave online. Lame dëgjohet teksa jep “mësime” vartësve se si të gënjejnë shqiptarët me premtime të pavërteta për legalizimin e banesave, me qëllimin e vetëm “votën e tyre”.

Lame dëgjohet se vetëm 60 mijë leje legalizimi mund të jepen ndërkohë shton se 100 mijë objekte nuk mund dhe nuk duhet të marrin legalizimin, por shton dhe thekson se vartësit e tyre duhet të mbajnë me shpresë këto pronarë pasi votat e tyre mund të shkojnë tek kampi kundërshtar, opozita.

Por jo vetëm kaq, në audiopërgjim dëgjohet se si Lame shprehet se të paktën 40 mijë ndërtesa, objekte do të prishen, kryesisht në Tiranë duke deklaruar se kjo nuk duhet t’u thuhet qytetarëve pasi kjo mund të shfrytëzohet nga opozita.

Këtë denoncim të fortë me audio e ka bërë gazetari Artan Hoxha i cili me një llogari të thjeshtë shkruan se nga vetëm 100 mijë objekte, në Kuvend merren 20 mandate.

Artan Hoxha shkruan se maxhoranca me një llogari të thjeshtë duke gënjyer dhe mashtruar shqiptarët për legalizimin e shtëpive fiton në kuti 200 mijë vota pra gati 20 mandate në parlamentin e ardhshëm.

 

Zbardhja e plotë e audio përgjimit: 

Eshtë bërë një takim tek kryeministri para rreth nji muaji për proçesin e legalizimeve në vijim, unë kam paraqitur situatën e kam iniciuar unë vetë takimin për të informuar dhe atë po dhe për të marrë një input politik që ore si do vazhdoj proçesi, ëëë dhe llogjika ime ka qene kjo:

Në këto 320 mijë, ëëë objekte që, që kanë bërë vetëdeklarim pra që janë fizikisht dosje reale, janë mbyllur rreth 150 që do të thotë kanë mbetur 170 tjera, në këto 170 të tjera vetëm rreth 60, se sapo diskutonim që parë që kjo 60 mijëshe për sa kohë i mbyllim, vetëm rreth 60 mijë bëhen…

…të tjerat janë të pabëshme ose që nuk duhen bërë se janë kriminale që do të thotë që në këtë moment na dalin rreth 100 mijë leje, 100 mijë objekte të cilët ne me vetëdije do vazhdojmë ti mbajmë se janë njerëz po i the që nuk të bëhet ja hodhe palës tjetër, u bënë mish për top për palën tjetër, pra do vazhdojnë të trajtohen, do shikohet, do ta trajtojm, do ta diskutojm, do ta rishohim ëëë, atë, ëë kur të rishihet ëë legjislacioni…

…i hodhe në krahun tjetër dhe me një herë në qoftë se legalizimet nuk u përdoren nga PD-ja nuk u zunë në gojë këto katër vjet, nuk u zunë pikërisht se e konsideruan betejë të humbur, kudo që do ta përmendnin menjëherë ne do ti thonim njerëzve që po këta se bënë ndërsa këta e bënë, dhe zgjodhën këtë mënyrë heshtën fare, në momentin që ti shkon iu gërmon vetë tani edhe iu thua 100 mijë unë do i skualifikoj se nuk ju legalizohen këta i ktheve në mall për palën tjetër, atëherë u ra ndakort në këtë takim që llogjika është që ne do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur për këtë pjesë, pra do vazhdojm të bëjmë këtë 60 mijëshe dhe do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur ëëë duke ëëë sepse mund të ketë ndryshime nesër ligjore, sepse ëëë do ta rishohim dhe njëherë e keshtu me rradhe, por kjo bën, ka bërë, bën dhe do bëjë që shumë nga këta do të thonë më erdhën një herë më erdhën dy herë pse sma bëni, më kan ardhur në shtpi, prapa kësaj ëë të jeni të bindur që në shumicën në shumë raste qëndron kjo arsyeja pra që neve nuk duam ti themi ëë që shtpija jote nuk legalizohet dhe ti do prishesh, është…

…Millosheviçi ti thoj që ëë ta legalizoj unë ai bëhet me Millosheviçin, në rregull, se ka shtëpinë, të jeni të qartë, kjo nuk përjashton faktin që ne po përgatisim nja 40 mijë objekte me bashkitë, kryesisht me bashkinë e Tiranës të cilat do ti nxjerrim për skualifikim masiv që do të thotë janë rrangalla, plera, rrangalla, depo, magazina, ëëë kshu si quhen këto, garazhe shtesa anësore një katëshe plera që shkatërrojn qytetin brënda, do përgatisim një masë të madhe nga këto dhe në bllok këto ti skualifikojm në bashkëpunim me bashkitë që të lëm sa më pak këtë masën që nuk legalizohen dot që nuk legalizohen dot diku për shkak te nenit 35, diku në zonat që janë që përmbyten ça ti thuash atyre që nuk ë, që do tua skualifikoj, edhe unë po të isha kandidat atje të nesërmen do veja ti thoja që të gjithë juve ditën e parë pas zgjedhjeve do jeni të legalizuar, edhe ikën ata u bënë me atë, natyrisht i intereson atij se ça është politika, ai thotë të shpëtoj shtëpinë…