Presidenti Ilir Meta: Konfliktin në Elbasan e stisi Edi Rama

54
Sigal

Kreu i shtetit, Ilir Meta në një intervistë televizive nga Vlora, deklaroi se ngjarja në Elbasan u stis nga Edi Rama.

“Konfliktin në Elbasan e stisi Edi Rama, i cili është i vetmi përgjegjës për atë situatë dhe për të gjitha zhvillimet dramatike aty. Ngjarja e rëndë ndodhi në praninë e policisë, që tregon se ky është një shtet i kapur nga krimi. Struktura për mbrojtjen e votës është një e drejtë legjitime e opozitës, në kushtet kur Damiani në vend që të ishte sot ne burg është kandidat për deputet, kur struktura kriminale te Rilindjes vazhdojnë me manovra për blerjen e votës dhe presione ndaj qytetarëve. Për këtë ofertë të tyre poshtëruese, Rilindja do ndëshkohet në mënyrën me shembullore me 25 Prill”,- tha Presidenti Meta.

“Rama është në gjendje shumë të rëndë, është i shfazuar totalisht.  Ndaj tani është koha për përmbysje demokratike, për tu çliruar njëherë e përgjithmonë prej tij dhe strukturës kriminale që ka kapur shtetin. Jam i bindur së qytetarët vlonjatë dhe të gjithë shqiptarët janë ndërgjegjësuar se do të ndahen prej tij më 25 prill, duke dalë masivisht në votime. Nëse ne nuk do kishim këtë Prokurori, nuk do kishim këtë situatë alarmante të drejtësisë në vend. Nëse do kishim Prokurori, Adrian Dvorani sot do ishte ne burg, për vjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Presidentit të Republikës.  Këtu është kapur shteti, një pakicë komanda shumicën. Prandaj në 25 prill jemi për një përmbysje dhe jo ndryshim të pushtetit.”,- shprehet më tej Kreu i Shtetit.