Arlind Qori: Rama po tenton të përçajë studentët, duhet rrëzuar Ligji i Arsimit

554
Sigal

Pedagogu dhe aktivisti Arlind Qori, gjatë prononcimit të tij në “Të Paekspozuar”, ka deklaruar se vendimet e fundit të Edi Ramës për studentët dhe arsimin e lartë, janë tregues se kryemininistri po lëshon shumë pak dhe po mundohet të përçajë studentët. Qori tha se problemi kryesor është ligji për arsimin e lartë dhe se pa rrëzimin e tij nuk mund të ketë realizim të tetë kërkesave të studentëve. “Edhe simbolikisht edhe përmbajtësisht, Rama po përpiqet të lëshojë shumë pak dhe të përçajë studentët. Rama është tërhequr shumë pak, e kemi quajtur “shumë pak, shumë vonë dhe me hile”. Rama i ka dhënë zgjidhje vetëm tarifave, për nivelin e parë të studimit. Në nivelin master ku studiojnë 30 mijë studentë, qeveria ka premtuar ulje tarife për shumë pak prej tyre. Qeveria thotë se arsimi do jetë falas për kategoritë në nevojë, por kështu ka qenë gjithmonë. Qeveria nuk i jep zgjidhje bajraktarizmit në universitete. Duhet barazuar vota studentore me atë të pedagogëve, por Rama thotë se nuk ka asnjë vend në botë që e ka këtë. Ne dimë se ka shumë universitete në botë që e kanë shumë më të lartë se 10% votën studentore.
Rama nuk e bën këtë sepse preket ligji i arsimit të lartë. Qeveria nuk ka ndërmend të rrëzojë ligjin për arsimin e lartë. Është një ligj klientelistë, i cili lejon që universitetet private të fusin duart tek paratë publike“.- u shpreh Qori.