Meta: Gëzuar Bajramin, Zoti u shpërbleftë sakrificat , Klosi: Xhamia e madhe tashmë është realitet

475
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar paraditen e së premtes një vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, me rastin e Fitër Bajramit. Në përfundim të vizitës, Meta ka bërë këtë urim të shkurtër për shqiptarët: “I uroj të gjithë besimtarëve gëzuar Fitër Bajramin. Zoti i shpërbleftë të gjithë sakrificat e tyre shpirtërore dhe fizike dhe uroj që të kenë të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët më shumë paqe, lumuri dhe begati në shtëpitë e tyre”, tha Meta.

Klosi: Xhamia e madhe tashmë është realitet
Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi ka uruar paradiëten e sotme besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit. Nga selia e KMSH, Klosi, u shpreh, “Festa e Fitër Bajramit është festa e mbylljes së muajiit të sakfrificës, në emër të dashurisë.Uroj që harmonia dhe paqja e këtij muajit të shtrihet gjithë vitin. 

Në emër të qeverisë shqiptare unë dua të uroj të gjithë besimarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit dhe qeveria shqiptare këtë vit e zgjidhi problemin për ndërtimin e xhamisë për të gjithë besimtarët, si dhe së bashku me katedralen, janë dëshmi e promovimit që qeveria shqiptare po i ben harmonisë fetare që ekziston në Shqipëri”, tha Klosi
Sigal