Gjirokastër, Meta: “Në 2013 shqiptarët do ndëshkojnë pengesat ndaj integrimit”

513
Sigal

Kryetari i LSI: “Politika pseudo-nacionaliste risjell konflikte dhe jo zgjidhje”

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i shoqëruar nga deputeti i LSI-së për Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, dhe nga kryetarja e LGI-së, Klajda Gjosha, ka zhvilluar takime të ndryshme me anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së në Qarkun e Gjirokastrës. Në takimin e zhvilluar në Përmet 200 anëtarë të rinj i janë shtuar radhëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Meta i ka bërë apel klasës politike të ngrihet në nivelin e qytetareve dhe të mos bllokojë integrimin e vendit për interesa të afërta elektorale. Sipas Metës, sfida e LSI është konfirmimi i vullnetit të popullit për të përshpejtuar rrugën e integrimit. “Është momenti që klasa politike të ngrihet në nivelin e qytetarëve tanë, të mos bllokojë integrimin evropian të vendit për interesa të afërta elektorale. Shqiptarët do të dinë të vlerësojnë kontributin që jep gjithsecili për zhvillimin dhe progresin e vendit, do të dinë, edhe të ndëshkojnë pengesat që gjithsecili vendos në mënyrë të padrejtë ndaj vendit dhe gjithë qytetarëve tanë”, tha Kryetari i i LSI-së. “Duhet me kohë ta kishim fituar statusin e vendit kandidat që prej vitesh. Është mungesë e vullnetit politik që ka sjellë këtë ngërç të pamerituar për Shqipërinë dhe shqiptarët. Shqiptarët treguan si askush tjetër që janë në nivelin e marrjes së përgjegjësive dhe të respektimit të marrëveshjeve që bëhen me Europën. E treguan më së miri me liberalizimin e vizave. Nëse sot ka shqetësime në Bashkimin Europian për qytetarët e vendeve të caktuara të Ballkanit që nuk i respektojnë këto detyrime, këto nuk janë për qytetarët shqiptarë, këto janë për qytetarët e vendeve të tjera. Është momenti që klasa politike të ngrihet në nivelin e qytetarëve tanë, të mos bllokojë integrimin evropian të vendit për interesa të afërta elektorale. Shqiptarët do të dinë të vlerësojnë kontributin që jep gjithsecili për zhvillimin dhe progresin e vendit, do të dinë, edhe të ndëshkojnë pengesat që gjithsecili vendos në mënyrë të padrejtë ndaj vendit dhe gjithë qytetarëve tanë”, tha Kryetari i LSI-së.

Tepelenë, Meta: “Patriotizëm do të thotë të shpejtosh proceset integruese”
Ndërkohë që në takimin që u zhvillua në qytetin e Tepelenës, Lideri i LSI-së foli edhe mbi deklaratat e fundit nacionaliste të bërë nga politikanë të ndryshëm shqiptarë. Meta tha se patriotizëm do të thotë të ngrihesh mbi interesat e tua për interesat e vendit dhe do të thotë të ndihmosh shpejtimin proceseve integruese të vendit sepse ky është interes i gjithë shqiptarëve jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin. Sipas tij avancimi i Shqipërisë drejt BE-së ndihmon dhe inkurajon edhe Kosovën, edhe shqiptarët kudo ku ndodhen për një pozitë më të mirë që do ta fitojnë nëpërmjet avancimit të këtyre procese në vendet ku ata jetojnë. “Lidhur me nacionalizmin, patriotizmin dhe çështje të tjera si këto nuk dua të flas gjatë këtu sepse tepelenasit e kanë treguar në të gjithë historinë e Shqipërisë patriotizmin e tyre që është i rrallë dhe që ka qenë një vlerë e jashtëzakonshme jo thjesht për këtë krahinë por për mbarë vendin dhe për mbarë kombin tonë. Sot patriotizëm do të thotë të ngrihesh mbi interesat e tua për interesat e vendit,-  tha Meta.

 

Në Sarandë, Meta: “Ka politikanë që duan të fusin urrejtjen mes komuniteteve fetare”

Kryetari i LSI, Ilir Meta ka vijuar dje takimet me strukturat e partisë duke u ndalur në qytetin bregdetar jugor, Sarandë. Në takim me mbështetës dhe anëtarë të LSI, Meta theksoi se Saranda është shembulli i bashkëjetesës qytetarë mes komuniteteve të ndryshme fetare. Por kreu i LSI, paralajmëroi se ka politikanë që duan të fusin urrejtjen mes komuniteteve. “Duhet bashkëpunim mes komuniteteve në shërbim të progresit”, shtoi më tej Meta. Kreu i LSI theksoi se, politika pseudo- nacionaliste risjell konflikte dhe jo zgjidhje. Kryetari i LSI, Ilir Meta ka vijuar sot takimet me strukturat e partisë duke u ndalur në qytetin bregdetar jugor, Sarandë.  Në takim me mbështetës dhe anëtarë të LSI, Meta theksoi se, Saranda është shembulli i bashkëjetesës qytetarë mes komuniteteve të ndryshme fetare. Por kreu i LSI, paralajmëroi se ka politikanë që duan të fusin urrejtjen mes komuniteteve. “Duhet bashkëpunim mes komuniteteve në shërbim të progresit”, shtoi më tej Meta. Kreu i LSI theksoi se, politika pseudo nacionaliste risjell konflikte dhe jo zgjidhje. “Të jesh patriot sot është të zgjidhësh sfidat që ka përpara vendi. Dhe sfida më e madhe para politikës është integrimi. Marrja e statusit do të thotë më shumë investime, më shumë punësim”, tha në këtë takim Meta. “Të jesh patriot sot është të zgjidhësh sfidat që ka përpara vendi. Dhe sfida më e madhe para politikës është integrimi. Marrja e statusit do të thotë më shumë investime, më shumë punësim”, tha në këtë takim Meta.