SPAK ka një përgjegjësi të bindë shqiptarët se drejtesia funksionon, duke filluar nga dosjet e koncensioneve qeveritare, projektit korruptiv tek Unaza e Re, dosjet 339 dhe 184 e vjedhësve të votave
Jakup B. GJOÇA
Endrit Brahimllari, Sekretari i Përgjithshëm i LSI në intervistën për gazetën “Telegraf” skanon 2019-n, duke e quajtur “Vit i vështirë për shqiptarët”, për shkak të varfërimit të shqiptarëve nga keqqeverisja e kryeministrit Rama. Zoti Brahimllari pohon se arrogancën kushtetore të kryeministrit Rama e ushqen korrupsioni dhe inkriminimi, prandaj SPAK duhet t’u kthejë besimin tek drejtësia shqiptarëve, duke filluar hetimet nga korrupsioni i Unazës së Re dhe Teatrit Kombëtar. Zoti Brahimllari për vitin 2020 cakton edhe strategjinë e LSI-së, duke nënvizuar: Ne si LSI kemi axhendën tonë e fokusuar tek organizimi i strukturave, duke i rifreskuar dhe fuqizuar ato në të gjithë Shqipërinë me qëllim që të kemi një ekip jo vetëm për të përballuar sfidën elektorale, por dhe pritshmëritë në raport me qytetarët.
2019 ishte një vit i vështirë për shqiptarët. Vendi u përball me një krizë ekonomie për shkak të kësaj qeverie, e cila po varfëron çdo ditë qytetarët. Largimi i të i të rinjve nga vendi, mungesa e sigurisë publike, lidhja e qeverisë me krimin e organizuar, korrupsioni, mungesa e funksionimit të Gjykatës Kushtetute dhe asaj të Lartë kanë qenë dhe janë çështje kryesore në vend
– Zoti Brahimllari, cilat janë ngjarjet më të rëndësishme politike të 2019-s?
-2019 ishte një vit i vështirë për shqiptarët. Vendi u përball me një krizë ekonomie për shkak të kësaj qeverie, e cila po varfëron çdo ditë qytetarët. Largimi i të i të rinjve nga vendi, mungesa e sigurisë publike, lidhja e qeverisë me krimin e organizuar, korrupsioni, mungesa e funksionimit të Gjykates Kushtetute dhe asaj të Lartë kanë qenë dhe janë çështje kryesore në vend, ku përgjegjësinë kryesore e ka qeveria dhe Edi Rama. Ngjarja e hidhur për qyetarët por jo për qeverinë ka qenë padyshim mosmarrja e një vendimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Mbajtja e votimeve moniste të 30 qershorit pa dekret të Presidentin në kundërshtim me Kushtetutën e vendit gjë të cilën e vërteton dhe raporti i OSBE/ODIH-it pasiguria publike, korrupsioni, lidhja e qeverisë me krimin e organizuar, mosndëshkueashmëria e atyre që vodhën zgjedhjet sollën këtë vendim për Shqipërinë, i cili rëndon drejtperdrejt mbi qytetarët. Ngjarje shumë e rëndë dhe e hidhur ishte ajo e fatkeqësisë natyrore të tërmetit, ku humbën jeteën 51 qytetarë, një ngjarje e paralajmëruar më parë, ku nxori në pah jo vetëm dështimin e qeverisë, por dhe shkeljen e ligjit. Edi Rama është përgjegjësi kryesor për 51 viktimat, pasi ai dhe qeveria tij nuk vepruan apo morrën masa pas tërmetit të 21 shtatorit, i cili ishte shumë i rëndë dhe shkatërrues për shumë qytetarë, por njëkohësisht dhe paralajmërues për tërmetin e 26 nëntorit. Prokuroria duhet të hetojë Edi Ramën dhe qeverinë e tij për mosveprim.
Edi Rama nuk erdhi me votën e qytetarëve më 2017 në pushtet, por duke deformuar vullnetin e qytetarëve nëpërmjet strukturave kriminale dhe nga oligarkët. Ndaj Edi Rama është arrogant me qytetarët dhe ushtar besnik i oligarkisë
– Kush e ushqen arrogancën pushtetore të Kryeministrit Rama?
-Korrupsioni galopant, kapja e çdo sistemi në vend, paligjshmëria mungesa e përgjegjësisë në raport me qytetarët, vjedhja e zgjedhjeve të 2017 janë disa faktorë të arrogancës së Edi Ramës dhe kësaj qeverie. Edi Rama nuk erdhi me votën e qytetarëve më 2017 në pushtet, por duke deformuar vullnetin e qytetarëve nëpërmjet strukturave kriminale dhe nga oligarkët. Ndaj Edi Rama është arrogant me qytetarët dhe ushtar besnik i oligarkisë.
– Ju si e shpjegoni që shqiptarët nuk ngrihen në protesta të mëdha të vazhdueshme deri sa të dorëhiqet Qeveria e Kryeministrit Rama, e denoncuar për korrupsion dhe inkriminim, aq sa raportet e DASH e cilësojnë Shqipërinë vendin më të korruptuar, për vjedhjen e votave në 2016 dhe2017 e dokumentuar në dosjet 339 dhe 184?
– Shqiptarët janë ngritur në protesta dhe kane protestuar kundër kësaj qeverie në çdo qytet të Shqipërisë. Edi Rama i ka varfëruar shqiptarët me politikat e tij qeverisëse, i ka larguar nga vendi, duke i vrarë shpresën dhe besimin se ky vend do bëhet. Ne sot kemi dy modele të shkëlqyer të protestave, atë për Teatrin Kombëtar dhe Unazën e Re, të cilet kanë rezistuar në protestë falë bashkimit te tyre dhe kauzës që ato përfaqësojnë edhe pse Edi Rama i ka dhunuar me polici, duke i shantazhuar, apo dhe duke i arrestuar.Ne si LSI kemi axhendën tonë e fokusuar tek organizimi i strukturave, duke i rifreskuar dhe fuqizuar ato në të gjithë Shqipërinë me qëllim që të kemi një ekip jo vetëm për të përballuar sfidën elektorale, por dhe pritshmëritë në raport me qytetarët
– Nëse për SPAK nuk është prioritet të fillojë Hetimet me korrupsionin e Koncensioneve të denoncuara dhe me vjedhjen e blerjen e votimeve të dokumentuara, a mund të përmbushë pritshmëritë e 9 kushteve të BE për hapjen e negociatave për Anëtarësim?
– SPAK ka një përgjegjësi të bindë shqiptarët se drejtesia funksionon, duke filluar nga dosjet e koncensioneve qeveritare, projektit korruptiv tek Unaza e Re, dosjet 339 dhe 184 e vjedhësve të votave ku përfshihet kupola drejtuese e Rilindjes këto janë dosje të cilat kërkojnë drejtësi, nese nuk janë këto dosje pritshmëri e SPAK-ut atëhere del qartë që kemi të bëjmë me një strukturë të kapur politikisht, e cila nuk ka si qëllim të vendosë drejtësi.
– Zoti Brahimllari çfarë do t’u thoni shqiptarëve që tani thonë se PD u fali mazhorancës 61 bashki, derisa nuk mori pjesë në zgjedhjet vendore?
– 30 qershori nuk ka qenë ditë zgjedhjesh, nuk ka dekret të Presidentit të Republikës për zgjedhje më 30 qershor. Ato ishin votime moniste të Rilindjes, e vertëtuar dhe në Raportin zyrtar të OSBE/ODIH-it.
– Kryeministri Rama nuk ka aspak qëllim të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Cili do të jetë qëllimi dhe strategjia e Opozitës për 2020?
– Qëllimi i çdo opozite është të bëj aksione dhe të jetë në mbrojte të interesave të qytetarëve kur qeveria i shkel ato. Ne si LSI kemi axhendën tonë e fokusuar tek organizimi i strukturave, duke i rifreskuar dhe fuqizuar ato në të gjithë Shqipërinë me qëllim që të kemi një ekip jo vetëm për të përballuar sfidën elektorale, por dhe pritshmëritë në raport me qytetarët, duke fuqizuar organizatën e LSI do të kemi më tepër informacion nga qytetarët jo vetëm mbi keqqeverisjen, por dhe mbi pritshmëritë dhe kërkesat e qytetareve. LSI synon një ekip që është pranë qytetarëve dhe në mbështetje të tyre.
– Është fakt që systemi aktual zgjedhor e ka penalizuar Opozitën. Para disa ditësh eksperti i PD për Reformën Zgjedhore Ivi Kaso deklaroi se PD pranon edhe këtë sistem aktual zgjedhor. Atëhere çfarë ju çfarë kërkoni në Reformën e re Zgjedhore?
– Ne kërkojmë dhe po punojmë me të gjitha energjitë tona, me ekspertët më të mirë që LSI të ketë çështje një reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe që i jep përgjigje dekriminalizimit të votës, që përmbush kushtet e Budenstagut gjerman dhe rekomandimet e OSBE/ODIH-it.
-Faleminderit!



















