Blendi Çuçi: Video-konferencë me ministrat e Ballkanit dhe BE, për bujqësinë

411
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me homologët e Ballkanit Perëndimor dhe dy shtetet anëtarë të BE-së, Kroacia dhe Sllovenia për të diskutuar mbi politikat e këtyre vendeve për sektorin bujqësor.
Sigal

Sipas ministrit, Shqipëria në pika kufitare ka minimizuar periudhën e inspektimit, duke e kërkuar këtë edhe për vendet e tjera.

Gjithashtu ministri Çuçi ka propozuar monitorim të kujdesshëm të nivelit të prodhimit dhe furnizimit.

Ai shton gjithashtu se mesazhi më i rëndësishëm i kësaj mbledhje është solidariteti që vendet duhet të tregojnë me njëra-tjetrën për të funksionuar si një treg i vetëm, për këtë arsye ministrat u dakordësuan për krijimin e një platforme për ndjekjen e ecurisë së këtij zhvillimi:

Njoftimi i plotë

1-Zhvilluam sot një video-konferencë me homologët nga gjashtë vendet Ballkanit Perëndimor dhe dy vendet e Bashkimit Europian, Kroacisë dhe Sllovenisë, për të diskutuar mbi situatën në sektorin bujqësor në kushtet e emergjencës së Covid-19 dhe masat që duhet të ndërmarrim për të amortizuar efektet e kësaj krize.

2-I njoha me masat që ne keni ndërmarrë për vijimin e import-eksportit dhe aktivitetit normal në zonat rurale dhe sektorin e agrobiznesit. Në mënyrë që të mos ketë vonesa në furnizimin me ushqime, Shqipëria ka kufizuar në minimum periudhën e inspektimit në pikat kufitare. Kërkova që kjo praktikë të garantohet nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

3-Gjatë këtij takimi propozova gjithashtu monitorim nga afër të nivelit të prodhimit dhe furnizimit me produkte bujqësore dhe ushqimore në vendet e rajonit në mënyrë që të mos gjendemi përpara të papriturave pasi askush nuk di të thotë se sa do të zgjasë beteja me Covid-19.

4-Në këtë situatë është shumë e rëndësishme që vendet tona të respektojnë parimet për tregtinë e lirë në rajon, si dhe të komunikohet rregullisht përmes kësaj platforme për iniciativat e reja dhe paketat e politikave për të mbështetur fermerët dhe përpunuesit në këtë periudhë. Krahas masave përkatëse që merr çdo vend në mënyrë të pavarur, është gjithashtu e rëndësishme të dëshmojmë solidaritet dhe të funksionojmë si një treg i vetëm.

5-Përmes kësaj platforme të krijuar tashmë, ne do të informohemi reciprocikisht për nismat e qeverive të vendeve tona dhe paketat mbështetëse për sektorin bujqësor, në mënyrë që të minimizojmë efektet e krizës së shkaktuar nga kjo pandemi.