Fshehën pasurinë, ILDKPKI kallëzon 4 zyrtarë, mes tyre edhe gjyqtarin e Sarandës

473
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ka depozituar kallëzime penale për veprat penale për 4 funksionarë, 3 gjyqtarë dhe një ish-kryetar i degës doganore në Sarandë.
Mes personave të kallëzuar është edhe gjyqtari i Sarandës Rasim Doda, për të cilin sot u dha masa e sigurisë me 30 ditë burg.
Zyrtarët e kallëzuar janë:
1.Petrit Aliaj, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Vlorë.
2.Rasim Doda, me funksion gjyqtar në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Sarandë.
3.Enkeleda Doda (Kashuri), me funksion gjyqtare në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Sarandë.
4.Elsa Gjini, për funksionin Ish Kryetare e Degës Doganore Sarandë.
Këta zyrtarë u kallëzuan pasi pas kontrolleve nga ana e ILDKPKI u konstatua fshehje të pasurive, deklarime të rreme të interesave private, falsifikime dokumentash, transferta të dyshimta dhe pa burime të ligjshme financiare jashtë vendit.
Sigal