SHBA/ Zvogëlohet me 26% numri i personave që mund të humbin jetën

400
Sigal

Numri i vlerësuar i vdekjeve nga pandemia e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara është ulur nga 82,000 në 60,000, pasi parashikimet e reja zvogëluan numrin e viktimave në katër muajt e ardhshëm me 26 përqind.

Parashikimet e azhurnuara gjithashtu kanë parashikuar 12 prillin si ditën pikut, ku vlerësohet se 2.212 vdekje pritet të ndodhin gjatë 24 orëve.

Sipas “Daily Mail”, vlerësimet e reja u publikuan këtë të mërkurën nga parashikuesit në Institutin e Universitetit të Uashingtonit.

Më shumë se 1.900 amerikanë vdiqën gjatë të martën, duke e çuar totalin në afro 13,000. Tani ka më shumë se 400,000 të infektuar me koronavirus në të gjithë vendin.