255 mijë lekë për 1 pashaportë, rradhë në sportele dhe solloratje me ditë të tëra

900
Sigal

Shqiptarët çojnë në gjyq për abuzim ALEAT, koncensionarin që zhvat shqiptarët

Petraq Bajrami

Qytetarët çojnë në gjyq konsencionarin e pajisjes së pasaportave dhe kartave të identitetit ALEAT, sepse i zhvat me procedura të dyshimta. Qeveria e Rilindjes para dy vjetësh i ripërtëriti kontratën ALEAT për pajisjen e pasaportave dhe kartave të identitetit, duke e favorizuar që të rriste edhe çmimin, ndërkohë që investimet janë ZERO! Jo vetëm kaq, por koncensionari nuk ka asnjë institucion shtetëror që ta mbikëqyr, në raste kur abuzon me shqiptarët!

ZERO investim

Në njësinë administrative numër 6 në Tiranë,  zyrat e ALEAT janë në mjediset e njësisë administrative të Bashkisë Tiranë, ndërkohë që një shërbim i saj kryehet edhe nga Policia e Shtetit! Gjëja e parë që ndeshëm dje në zyrat e ALEAT në njësinë bashkiake numër 6 në Tiranë ishin rradhët e panumërta të qytetarëve, që prisnin të pajiseshin me pashaportë. Një qytetar i revoltuar, na pohon që qysh në orën 08 të mëngjezit, ndahen numrat e rradhës deri në 300! Ndërkohë në orën 14,42 presim një biletë të rradhës dhe numri është 387, ndërsa kjo biletë na informon se kemi përpara edhe 267 qytetarë të tjerë që presin. Që një qytetar të pajiset me pashaportë dhe kartë identiteti, duhet, të bredhë nëpër zyrat e ALEAT dhe në Policinë e Shtetit të paktën 3 ditë. Një ditë, duhet të rregjistrohet në Policinë e Shtetit, e cila, ditën tjetër do të përcjellë në zyrat e ALEAT emrat e qytetarëve që aplikojnë për pashaportë dhe kartë identiteti. Në ditën e dytë, qytetari duhet të aplikojë në zyrat e ALEAT kërkesën për pashaportë dhe kartë identiteti, dher nëse është me fat, mund t’i vijë rradha edhe brenda ditës. Dje, shumë qytetarë na pohuan që kanë 2 ditë rresht, që përpiqen të gjejnë rradhë për t’u pajisur me pashaportë. Ditën e tretë, pas 12 ditëve, qytetari duhet të shkojë sërish në rradhë, për të marrë kartën e identitetit dhe pashaportën.  Në Greqi, letërnjoftimi merret në Policinë e Shtetit brenda disa orëve falas, pa asnjë pagesë financiare, ndërsa për pashaportë aplikon po në Policinë e Shtetit dhe e merr pas 4 ditëve, me një shumë prej 85 euro, pavarësisht se të ardhurat e shqiptarëve janë 3 herë më pak nga të ardhurat e grekërve. Përse koncensionari në ditë të tilla, kur emigrantët kthehen në atdhe nuk vë sportele më shumë? Apo, i detyron emigrantët, që aplikimin për pashaportë ta bëjnë në shtetet ku punojnë, për të paguar tarifat shumë të shtrenjta, 180 euro/pashaprota, që ALEAT i ka vënë për pasaportat kur i nxjerr jashtë vendit tonë? Sërish , edhe kjo është një mënyrë tepër e sofistikuar për të zhvatur sa më shumë shqiptarët për një pashaportë. Nëse për pajisjen me pashaportë, para 1 viti paguaje vetëm 5.000 lekë të reja, tani paguan 7.500 lekë të reja, pra koncensionari e ka rritur çmimin me 25 mijë lekë për çdo pashaportë. Ndërsa për kartën e identitetit, çmimi është shtrenjtësuar me 3 mijë lekë, nga 12 mijë lekë në 15 mijë lekë të reja. Ndërkohë që koncensionari i ALEAT, nuk ka bërë asnjë lekë investim për të ndërtuar zyra, dhe, sado që pyetëm në institucionet përkatëse shtetërore, nuk morrëm dot përgjigje: A paguan qira koncensionari ALEAT për zyrat  e veta që përdor në bashki? A paguan koncensionari ALEAT Policinë e Shtetit për shërbimin që i bën, duke pranuar aplikimin e qytetarëve për kartë identiteti dhe pashaportë?

Zhvatja e shqiptarëve nga ALEAT

Përveç rritjes së tarifave të shërbimit në përqindje shumë të madhe dhe e pajustifikueshme për shërbimet dhe investimet që ka bërë, koncensionari ALEAT, përdor edhe trukime të tilla, që të zhvatë tarifa të majme nga shqiptarët, sa më shumë para për një pashaportë. Kështu, nëqoftëse ndonjë qytetar e do më shpejt pashaportën, koncensionari ka tarifën e 180 mijë lekëve, nga 75 mijë lekë për ta tërhequr pashaportën e re për 3 ditë. Pyetja është: Përse koncensionari nuk e jep pashaportën për 3 ditë me 75 mijë lekë? Ku e justifikon koncensionari 105 mijë lekë më shumë që e përgatit pashaportën brenda 3 ditëve?  Zhvatja e dytë është se, nëse një qytetar, aplikon për pajisje pasaporte në mënyrë të zakonshme, por brenda orës nga koha e aplikimit i lind levoja e marrjes urgjente, koncensionari ALEAT nuk i jep ansjë mundësi qytetarit shqiptar të paguajë diferencën nga 75 mijë në 180 mijë, por e detyron që të paguajë edhe 180 mijë lekë të tjera, pra një pashaportë qytetarit i kushton 255 mijë lekë! Ky është një abuzim financiar i pastër nga koncensionari i huaj ALEAT ndaj shqiptarëve! Ose, e thënë në gjuhë popullore ZHVATJE! Madje ALEAT i detyron qytetarët shqiptarë, që të nxjerrin paralelisht edhe pashaportë, edhe kartë identiteti, edhe në ato raste që qytetarët nuk duan të pajisen me kartë identiteti, derisa kanë pashaportë me kohëzgjatjeje 10 vjeçare! Kjo është një tjetër ZHVATJE e koncensionarit ALEAT ndaj shqiptarëve! Nëse ligji e përmban këtë, atëhere ligjbërësi dhe Parlamenti shqiptar kanë votuar një koncesion tërësisht të favorizojë xhepin e koncensionarit dhe të zhvatë xhepat e sqhiptarëve!

Nuk ka zyrë ankimimi!

Dje në njësinë numër 6 të bashkisë së Tiranës, nëpunësi i ALEAT i aplikon një qytetareje, e ardhur nga Athina procedurën e pajisjes me pashaportë. Pa e pyetur fare qytetaren, pasi i plotëson formularin, i gris pashaportën ekzistuese, edhe pse ajo skadon në gusht 2020. Pashaporta e re do të jetë gati të paktën pas 15 ditëve, ndërkohë që qytetarja e ka të detyrueshme të largohet për në Athinë pas 2 ditësh. Brenda orës qytetarja ankohet dhe kërkon që të plotësojë diferencën nga 75 mijë lekë në 180 mijë lekë që ta marrë pashaportën sa më parë. Mirëpo nëpunësi i ALEAT në mënyrë shëprfillëse i përjgigjet që të bërë sërish aplikim e të paguajë 180 mijë lekë, ndërkohë që 75 mijë lekët të shkojnë dëm. Qytetarja kërkoi nga nëpunësi i ALEAT me shkrim ku shkruhej ky rregull dhe përse nuk e informoi përpara se të grisej pasaporta. Mirëpo nëpunësi i ALEAT në mënyrë shpërfillëse përgjigjej: Kjo është procedura! Qytetarja i kërkoi nëpunësit të ALEAT numra kontaktimi me qendrën e ALEAT për ankesë, mirëpo askush nuk i përgjigjej për asgjë, përveçse i tregonin një numër që sa herë e kontaktuam, nuk morrëm përgjigje.

Pyetje publike ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj

Iu drejtuam për ankesë drejtpërdrejt ministrit të Brendshëm zotit Sandër Lleshaj, mirëpo përgjigje nuk morrëm.

Zoti Ministër, meqë ministria juaj e mbikëqyr procedurën e pajisjes së kartave të identitetit dhe të pasaportave, a keni kërkuar që të ketë një zyrë ankimimi  PUBLIK të qytetarëve ndaj nëpunësve të ALEAT kur nuk u kryhet shërbimi?

Përse në zyrat e ALEAT nuk është e shkruar procedura e aplikimit për pashaportë dhe kartë identiteti?

Përse ligji i konsensionit e detyron qytetarin që të paguajë 2 herë për të njëjtin shërbim, edhe kur gabon ndaj qytetarit nëpunësi i ALEAT?