Apeli lë në burg 9 zyrtarët e tenderit të uniformave të Policisë së Shtetit

190
Sigal

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë ku 9 Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme do hetohen me të njëjtën masë sigurie që SPAK kërkoi ndaj tyre në fillim të hetimeve.

Në këtë mënyrë përveç drejtoreshës Edlira Naqellari, në burg do vijojnë të qëndrojnë edhe Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleviz Hasani dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Femneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj. Ndërsa në masën e arrestit të shtëpisë do qëndorjë vetëm Anisa Bogdani.

9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme akuzohen nga SPAK për shkelje te barazisë në tender, pasi ka dyshime për shkelje të rënda në tenderin prej 2.8 miliardë lekë.