Bruksel, Rama takim me Vuçiç për emigrantët

414
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se Shqipëria mund të preket nga fluksi i emigrantëve që përdorin si rrugë kalimi vendet e Ballkanit për të shkuar drejt vendeve të zhvilluara europiane. Kreu i qeverisë ndodhej në Bruksel për samitin e organizuar nga Presidenti i KE, Jean¬ Claude Juncker dhe Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, me fokus krizën e refugjatëve. Në fotot e publikuara në profilin e tij në rrjetin social “Facebook, Rama shihet se ka pasur edhe një takim me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiçi. 

Nuk dihet ende tema e diskutimit mes Ramës dhe Vuçiç, ndërsa në fokus të këtij samiti ka qenë përballja me krizën e emigrantëve drejt vendeve të BE-¬së. Më herët, në një deklaratë të shkurtër për mediat para fillimit të samitit me vendet e Ballkanit si Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia, Rama tha se “besohet që me ardhjen e dimrit, ekziston mundësia për një rrugë të re të devijuar drejt vendeve tona”. Rama shtoi se ky takim është një domosdoshmëri për t’u koordinuar në nivelin rajonal dhe europian dhe padyshim ‘edhe Shqipëria ka vendin e vet në këtë moment kaq delikat dhe të rëndësishëm për atë që jemi dhe atë që do të jemi nesër si europianë’.
Sigal