OSHEE: 13 kabina që furnizojnë me energji zonën e “Don Boskos” janë pa tension

89
Sigal

OSHEE ka dhënë një njoftim zyrtar disa orë pas dëmtimit të fiderit A4 të nënstacionit rajonal në Tiranë.

Sipas informacionit, aktualisht pa tension janë 13 kabina që furnizojnë me energji pjesërisht zonën e ‘’Don Boskos’’.

Segmenti i parë i linjës kabllore 20 kV nga nënstacioni deri tek kabina e parë e fiderit ësthë pa energji, ndërkohë pjesa tjetër është e furnizuar.

Njoftimi nga OSHEE:

Vijon puna nga brigadat e avarisë për riparimin e fiderit A4 të NST Rajonal, ku aktualisht segmenti i parë i linjës kabllore 20 kV nga N/Stacioni deri te kabina e parë e fiderit është pa energji.

Pjesa tjetër e linjës është furnizuar me energji nga fideri  L6 të NST Qendër.

Aktualisht pa tension janë 13 kabina që furnizojnë me energji pjesërisht zonën e Don Boskos.