Ambasadorja Kim: Nxisim gjykatësit dhe prokurorët të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve

155
Sigal

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim iu përgjigj akuzave të Sali Berishës, për ndërhyrje në procesin gjyqësor të Partisë Demokratike.

Ambasadorja Kim tha se “SHBA do të vazhdojnë të mbështesin zbatimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri dhe të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të luftuar kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit”.

“Nëse të ‘ndërhysh në procese gjyqësore’ do të thotë të nxisësh gjykatësit dhe prokurorët të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve apo shtysave, të bësh të qartë se SHBA do të vazhdojnë të mbështesin zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të luftuar kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit, atëherë “PO”, SHBA e ka bërë dhe do të vazhdojë ta bëjë pikërisht këtë, sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë përbëjnë një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA-së”, tha ambasadorja Kim.