Prof. Dr. Elmaz Sherifi: “Zgjedhja e Presidentit, komedi politike  “

155
Sigal

Zgjedhja e kryetarit të shtetit po kthehet ne komedi politike, por, nuk mungojnë edhe incidente në foltoren e Kuvendit, si ajo, mes kryetarit të foltores së Grupit të Rithemelimit të PD-sê, dhe kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-sê.

Sherrin politik për zgjedhjen e presidentit e udhëheqin dy arkitektët që ndryshuan me mirëkuptim kushtetutën më 2008 dhe pranuan në”heshtje” që ai të zgjidhet nga partia që ka maxhorancën ne Kuvend !

Prandaj procedurat kushtetuese janë zëvendësuar nga akuzat, për personat e shpallur non grata dhe akuzat për marrjen peng.

Kryetari i Foltores së Grupit të Rithemelimit të PD-sê, edhe pas largimit të “pengut” Lulzim Basha, akuzon si të marre peng nga Balla, Alibeaj, ndërsa deputetin Bardhi si peng të Bashës.

Ndërsa në frontin maxhoritar, nuk ka komente për të shpallurin non grata të ish deputetit dhe babait të deputetit të tyre, por Rama vendosi të shpall non grata Berishën. Tani Berisha është dy herë i shpallur non grata. Nga Blinken dhe Rama. Berisha ka hedhur në gjyq Blinken dhe Ramën e ka shpallur peng të Sorros ! Debati, mes non grata dhe pengjeve, mund të na “pikturoj” ose të na jap “identikitin” e presidentit të “marr peng” nga politika.Mjeshtri Bujar Kapexhiu mund të na e pikturoj më bukur se politika “presidentin e marr peng” !