‘Alibeaj ka vijuar me agjendë përçarëse’/ Noka: Bashkimi vjen me tërheqjen nga ankimimet në gjykata

141
Sigal

Deputeti i PD-së Flamur Noka ka theksuar në mbledhjen e Grupit Parlamentar në selinë blu se bashkimi i demokratëve, do të thoshte tërheqje nga ankimimet në gjykata pasi drejtimin e vendos vota.

Mes të tjerash, Noka ka akuzuar drejtuesin e grupit parlamentar Alibeajn se po bën agjendë përçarëse.

Noka: Bashkimi i demokrateve domethënë rikthim në normalitetin para 9 shtatorit. Ish-kryetari, Lulzim Basha që mori vendimin individual pa pyetur institucionet mori edhe faturën individuale me ikjen. Bashkë me te ikën çdo vendim që ai ka marrë. Bashkim domethënë tërheqje nga ankimimet në gjykata pasi drejtimin e vendos vota. Pas datës 6 mars ne që dolëm shumicë kemi bërë thirrje vetëm për bashkim. Kryetari i grupit me ndonjë tjetër ka vazhduar agjende tjetër përçarëse.