Berisha: Fondi prej 6 miliardë euro i BE është mollë e ndaluar për shqiptarët sepse Ramës i intereson vetëm vjedhja

49
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në protestën që po mbahet kundër arrestimit politik të tij është shprehur se Shqipërinë e shpëtojnë shqiptarët që e duan.

Berisha ka theksuar se Edi Rama nuk ka asnjë interes qytetar, nuk ka asnjë interes kombëtar, ka vetëm interes pushtetin e tij, karrigen e tij, pasurimin e tij, vjedhjet e tij.

NOA

Fjala:

Të dashur miq.

Sot ishte takimi i dytë i vendeve të Ballkanit Perëndimor për rritjen ekonomike të rajonit.

Komisionari i zgjerimit Varhelyi njoftoi se janë vendosur në dispozicion të gjashtë vendeve, 6 miliard euro.

Njoftoi një vendim tjetër historik, se BE ka vendosur që këto vende t’i trajtojë në rrafshin e ndihmës financiare, njësoj si vendet anëtare gjer në vitin 2027.

Kjo miq meriton një mirënjohje të pakufishme.

Por tjetër është takimi, tjetër është realiteti.

Çfarë janë këto fondet për Shqipërinë?

Ato janë mollë e ndaluar dhe kjo jo se BE nuk e ka me zemër dhënien e tyre.

Jo, jo. BE me dëshirë do që ato fonde t’ia japë kombeve të këtij rajoni.

Por prapë, ato janë mollë e ndaluar për shqiptarët.

Rikthehemi pak 7 vite më parë, rikujtojmë pak se në samitet e Procesit të Berlinit, vetë kancelaria gjermane informoi se BE ka përcaktuar 12 miliardë euro fonde për Ballkanin Perëndimor.

Sa mori Shqipëria? Ato ishin mollë e ndaluar për Shqipërinë. Sepse Edi Rama nuk ka asnjë interes qytetar, nuk ka asnjë interes kombëtar, ka vetëm interes pushtetin e tij, karrigen e tij, pasurimin e tij, vjedhjet e tij.

Dhe në këtë mënyrë, në qoftë se të tjerët nga këto fonde të mëparshme po ndërtojnë autostrada, Shqipëria edhe ato që i mori, e detyrojnë t’i kthejë sepse vodhi fondet e IPARD-it.

Brukseli i dha për fermerët, Edi Rama i vodhi me qeveritarë e tij.

Po miq, këto fonde me Edi Ramën janë mollë e ndaluar dhe kjo është përgjegjësia jonë.

Ndaj dhe ne duhet të marrim në dorë vendin, në dorë fatin tonë.