‘Ligji për profesionet e lira në Kushtetuese’/ Xhixho: Kemi detyrimin të mbrojmë qytetarët përballë zhvatjes

51
Sigal

Deputetja dhe nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka publikuar në Facebook kërkesën e deputetëve të opozitës të depozituar në Gjykatën Kushtetuese, për të rrëzuar taksimin e profesioneve të lira.

Reagimi i Erisa Xhixhos:

NOA

Kemi depozituar në Gjykatën Kushtetuese ‘Ligji për Profesionistët e lirë’

Prej 1 janarit, qeveria u ka ngarkuar një barrë të re mijëra profesionistëve në të gjithë vendin. Ligji për taksimin e profesioneve të lira, me të cilin kjo qeveri i shpall luftë shtresës së mesme, do të rëndojë mbi mijëra biznese të vogla dhe individë të vetëpunësuar.

Taksa 23% për profesionistët e lirë është taksë mbi dijen.

Ligji i ri do rëndojë biznesin të ndershëm dhe shtresën e mesme.

Taksimi me 23% do t’i detyrojë shumë prej tyre të rrisin çmimet e shërbimeve, duke e zhvendosur barrën te konsumatori final, pra qytetari i thjeshtë.

Rreth 3 miliardë lekë shtesë synon të arkëtojë qeveria përmes kësaj takse, për të mbushur gropat e krijuara nga skemat korruptive.

Ne kemi detyrimin të mbrojmë qytetarët përballë çdo tentative për zhvatje që maskohet si ligj.

Ndaj presim që Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë këtë ligji, duke vënë të parin interesin e qytetarit shqiptar!