Presidenti Meta: I gatshëm të ndërmarr çdo vendim në të mirë të kombit

469
Sigal

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dalë sërish në një deklaratë publike për të sqaruar të gjithë ata që janë keqkuptuar apo kanë lexuar një kushtetutë të përkthyer gabim.

Duke folur para gazetarëve, presidenti Ilir Meta është shprehur se është i gatshëm për të marrë çdo vendim që ja lejon kushtetuta në të mirë të Kombit.

Sipas Presidentit Ilir Meta, këto vendime do të merren sipas situatës që do të sjellin ditët dhe javët në vazhdim.

‘Kam bërë zgjedhjen më të mirë të vendit në interes të stabilititetit politik.

Sipas tyre Presidenti duhet të marrë leje nga partitë politike dhe duhet të noterizojë vendimet e tyre.

Kjo vendimmarrje u bë e domosdoshme për shkak të  përshkallëzimit të ndërsjellët të aksioneve të të dyja palëve politike dhe të rrezikutt për të rritur përplasjen më 30 qershor

Ndaj në bindjen time Republika nuk është as kapje totale nga ana e maxhorancës dhe as deligjitimitimi i tyre nga ana e opozitës

Zgjedhjet do të zhvillohen në një datë të mëvonshme dhe në respekt me Kushtetutën

Zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të ndershme

U bëj thirrje palëve që të shfrytëzojnë këtë hapësirë kohë për gjetjen e një zgjedhje për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet vendore’, tha presidenti Meta.