Aleanca për Teatrin: Soreca i bën presion Kushtetueses, të shpallet ‘non grata’

220
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Aleanca për Teatrin Kombëtar u shpreh dje, se kanë dorëzuar një denoncim për ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca. ‘AMT’ thotë se Soreca është parë duke hyrë në dyert e Gjykatës Kushtetuese, ku ka takuar kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, duke u munduar të lobojë pro qeverisë.

Deklarata

Anëtarë të Aleancës për Teatrin, të cilët punojnë tek bizneset e godinës së Gjykatës Kushtetuese, kanë konstatuar se ditën e mbajtjes së seancës, Luigi Soreca, ka bërë një takim jopublik me kreun e gjykatës, në 16 qershor, dhe më pas ka dalë nga dera e pasme. Ne jemi shumë të shqetësuar, sepse nuk e dimë përse ambasadori ka ardhur në këtë ditë seance. Kemi kërkuar të bëhet publike nëse ky takim ka pasur interes publik, kemi kërkuar që të bëhet publike se, çfarë është diskutuar. Për ne, fakti që ambasadori është larguar nga dera e pasme e godinës, cenon shumë legjitimitetin e kryetares së Gjykatës dhe pavarësinë, ndërkohë që kanë kryer këtë takim pa e bërë publik për mediat. Informacioni që ne kemi është se, zoti Soreca ka ardhur për të lobuar pro kryetarit të Bashkisë, sepse mendon se, do e lëmë të kalojë aq lehtë.

Soreca, pse e ‘fshehu’ takimin në  Gjykatën Kushtetuese,  në ditën e gjykimit të çështjes së Teatrit Kombëtar?!

 Delegacioni i BE-së në Shqipëri, reagoi ndaj akuzës së ‘AMT’-së, duke thënë se takimi i ambasadorit Lugi Soreca me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, kishte ndodhur, por shtuan se, akuzat e bëra për lobimin e tij pro qeverisë, nuk janë të vërteta dhe se do të ndjekin rrugë ligjore për ato që i konsiderojnë si shpifje. Por në një survejim në profilin e ‘Twitterit’ të ambasadorit Luigi Soreca, ku ai poston të gjitha fotot dhe informacionet për çdo takim publik që ka zhvilluar me krerët e institucioneve të ndryshme të vendit, rezulton se ai, me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, nuk është në profilin e tij në ‘Twitter’. Edhe përse u pranua vërtetësia e këtij takimi nga ana e delegacionit evropian, ky takim nuk është bërë publik nga ana e ambasadorit. Kjo ngjan paksa e çuditshme, pasi ai zakonisht ka postuar të gjithë takimet zyrtare të bëra, ndërsa ky takim, për të cilin është akuzuar, nuk është postuar askund, duke lënë të kuptohet se ka qenë një takim i fshehtë, dhe në këtë mënyrë, nuk arrihet të kuptohet për çfarë mund të kenë diskutuar. Të gjitha fotot e postuara në profilin  ‘Twitter’ të Lugi Sorecas nga data 15 Qershor,  bie në sy mungesa e fotove për takimin me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese. Përse zoti ambasador i BE-së në Tiranë, e fsheh takimin e tij në Gjykatën Kushtetuese? Pse zoti ambasador Soreca u larguat nga Gjykata Kushtetuese nga dera e pasme?