Ambasada gjermane në Tiranë: Jeni të privilegjuar të punoni në Gjermani

426
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ambasada gjermane në Tiranë, shkruan se, shqiptarët janë ende të privilegjuar, duke rikujtuar rregullat e punësimit që janë në fuqi, deri në fund të vitit 2023, ku thekson se qytetarët shqiptarë do të kenë një qasje të privilegjuar, drejt tregut gjerman të punës, teksa përpunimi i kërkesave për vizë, ka nisur në 20 qershor, pas heqjes së kufizimeve të udhëtimeve nga covid-19. “Risi në lidhje me punësimin, sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor: Regjistrimi në listën e pritjes për të lënë një takim. Duke filluar nga 01.01.2021 ka hyrë në fuqi Rregullorja e re e punësimit për Ballkanin Perëndimor. Deri në datën 31.12.2023 qytetarët shqiptarë, do të kenë një qasje të privilegjuar drejt tregut gjerman të punës.

Përpunimi i kërkesave për vizë bëhet përsëri i mundur, duke filluar nga 20.06.2021, pas heqjes së kufizimeve të udhëtimeve nga covid-19. Takimet për aplikim për vize sipas këtij rregulli do të jepen veçmas çdo muaj. Në fillim të çdo muaji, (duke filluar në korrik) do të hapet lista me takimet e mundshme për muajin pasardhës. Data e hapjes së listës, do të ndryshojë nga njëri muaj, në tjetrin. Nëse keni interes ndiqni udhëzimet në faqen tone zyrtare  www.tirana.diplo.de. Informacionet e detajuara do t’i gjeni aty. Personat që kanë bërë një kërkesë për vizë pune, para datës 17.03.2020, do të njoftohen për vazhdimin e procedurave me email. Jeni të lutur që deri sa të merret një vendim, të mos pyesni në lidhje me statusin e aplikimit”,  mbyllet postimi.