Ylli Manjani: Prezenca e ambasadorit Soreca në gjykatë, ku qeveria është palë, është e paragjykuar

332
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

“….Delegacioni i BE-së në Shqipëri dhe Ambasadori Soreca, vazhdojnë të mbështesin fuqimisht dhe në mënyrë sistemike, pavarësinë e të gjitha institucioneve gjyqësore shqiptare.” Kjo është pjesë e deklaratës zyrtare të Delegacionit të BE-së, që i përgjigjet një deklarate të mëparshme të Aleancës për Teatrin. Nëse vërtetë Delegacioni e beson këtë që shkruan,  atëherë ata nuk kanë asnjë punë të bëjnë takime në gjykatat e një vendi sovran. Aq më tepër takime të fshehta dhe vetëm me një përfaqësues pretent! Them të fshehta, sepse po të mos ishte reagimi i Aleancës për Teatrin, nuk do ta merrnim vesh këtë takim. Sa i takon thelbit, prapë reagimi është i pasinqertë.

Çfarë lidhje ka ecuria e Reformës në Drejtësi, me kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese?!  Zoti Soreca njihet për qëndrimet publike pro qeveri, ndaj prezenca e Tij në gjykatë, ku qeveria është palë, është e PARAGJYKUAR.  Në daç t’i vijë mire, e në daç jo, por këtë paragjykim e ka! Ndaj s’ka përse çuditet, nëse ndeshet me qëndrime kritike. Paragjykimi nuk është e thënë të jetë shpifje, siç sugjeron Delegacioni.  Aq më tepër, kur ky i fundit, nuk është transparent. Dhe në fund, nëse vërtetë Delegacioni do kërkojë masa ligjore ndaj Aleancës, atëhere vërtetë Aleanca, paska patur të drejtë në reagimin e saj.