Aldi Fusha: Më 25 prill ne do ta bëjmë Farkën, Tiranën dhe gjithë Shqipërinë, shtëpinë tonë.

282
Sigal

Ditën e sotme, anëtari i Kryesisë së LSI Tiranë, Aldi Fusha me anë të një reagimi të shpërndarë në rrjetet sociale i revoltuar është shprehur se “Partneriteti i Ndagheta-s dhe lavatriçja e parave të krimit dhe korrupsionit, Erion Veliaj pati kurajon të përmendë sërish sot emrin tim dhe të babait tim në Farkë”.

“Ne në Farkë jemi denbabaden, jemi në trojet e paraardhësve tanë të cilët kanë jetuar në paqe e harmoni ndër shekuj me këtë komunitet bujar e punëtor.
Por ti, duke përfituar nga bujaria dhe mikpritja e Farkës, “vjen”, hedh helmin dhe “shkon”.
Pra, ti shkon e vjen nga Farka për vota, i dëshpëruar nga disfata e pritshme e 25 prillit. Ne këtu na ke, e këtu do na kesh.”,- shprehet Fusha në reagimin e tij.

Reagimi i tij i plotë:

Partneri i Ndrangheta-s dhe lavatriçja e parave të krimit dhe korrupsionit, Erion Veliaj pati kurajon të përmendë sërish sot emrin tim dhe të babait tim në Farkë.
Së pari, i themi këtij çapaçuli se ne në Farkë as “vijmë”, as “shkojmë”.
Ne në Farkë jemi denbabaden, jemi në trojet e paraardhësve tanë të cilët kanë jetuar në paqe e harmoni ndër shekuj me këtë komunitet bujar e punëtor.
Por ti, duke përfituar nga bujaria dhe mikpritja e Farkës, “vjen”, hedh helmin dhe “shkon”.
Pra, ti shkon e vjen nga Farka për vota, i dëshpëruar nga disfata e pritshme e 25 prillit. Ne këtu na ke, e këtu do na kesh.
E dyta, njësoj si udhëheqësit e tu shpirtërorë, bën fushatë elektorale duke bërë luftë klasash me biografi familjesh.
Ti do të më tërheqësh në llucën tënde që edhe unë të merrem me familjarët e origjinën tënde, siç ti do ta meritoje.
E pra, siç ta kam thënë herë tjetër, kur më kafshon qeni, unë nuk kthehem të kafshoj qenin.
Po ta them për herë të dytë e s’do ta them për herë të tretë. Babai im i ka shërbyer shtetit si prokuror për 32 vite. Punën e tij e gjykon historia, ligji dhe komuniteti.
Sigurisht nuk e gjykon punën e tij në drejtësi, një këlysh i mafies kalabreze, që i del emri në dhjetëra përgjime të Ndranghetas.
E treta dhe e fundit. E di që je tmerruar nga shuplaka që do merrni më 25 prill ti dhe protektori yt, nga populli i ndershëm i Farkës dhe gjithë Tiranës.
Hartimet që i mban si fjalime në Farkë nuk do të të shpëtojnë nga shpata e ligjit. Mate pak sasinë e dosjeve që janë për ty në SPAK se ndoshta të del më e lartë se shefi yt dhe ty së bashku, si mantenuta e tij e preferuar.
Më 25 prill ne do ta bëjmë Farkën, Tiranën dhe gjithë Shqipërinë, shtëpinë tonë.
Një shtëpi nuk do të mohohet as ty. Vish rroba të trasha.

#ShqiperiaShtepiaJuaj