Monika Kryemadhi: Kjo është protesta e shqiptarëve kundër Ramës, ai duhet të tërhiqet!

467
Sigal

Ka nisur protesta e paralajmëruar e opozitës, e cila  ndryshe nga protestat e shkuara, nuk do të jetë përpara parlamentit apo kryeministrisë por do të jetë e shtrirë në 5 qarqet kryesore të vendit.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se protestat e opozitës janë thirrje për Edi Ramën që të tërhiqet.

Kryemadhi në rrethrrotullimin e Plepave në Durrës, u shpreh se kjo është protestë e shqiptarëve kundër Ramës.

“Pjesa më e madhe e protestave ka qenë me qytetarët e Tiranës, tashmë do të shpërndahemi në të gjithë Shqipërinë. Befasia ndaj strategjisë që Edi Rama ka ndërtuar me krimin e organizuar për të uzurpuar shqiptarët, do të jetë elementi kryesor i protestës së shqiptarëve.

Këto nuk janë më protestat e opozitës janë protestat e qytetarëve.

Është paralajmërim për Ramën. Akoma nuk ka filluar mosbindja civile. Akoma Edi Rama nuk e ka parë revoltën e shqiptarëve.

Ka vetëm 9 javë për të kuptuar ndërkombëtarët. Edi Rama nuk e ka kuptuar ende.

Sot protestat në pesë pikat kryesore janë protesta për t’i thënë Edi Ramës se je akoma vonë. Tërhiqu dhe jepu shansin shqiptarëve të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Të gjithë shqiptarët që janë në Amerikë t’u telefonojë të afërmve të tyre në Shqipëri që të bëhen pjesë e protestave kundër qeverisë së krimit”, tha ajo.