Mosbindja Civile/ Protestuesit e opozitës bllokojnë autostradën Durrës-Kavajë

609
Sigal

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar më herët, Opozita e Bashkuar po mban protesta në mbarë vendin. Ata kanë vendosur që të protestojnë, duke bllokuar akset kryesore nacionale.

Njerëzit kanë nisur të mblidhen në aksin Durrës–Kavajë, te vendi i njohur si “Plepat”.

Përpos protestuesve, në protestë janë edhe ish-deputetët demokratë Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri, dhe Florion Mima.