Qindra protestues të ‘Astirit’ i bashkohen Mosbindjes Civile

306

Është bllokuar në këto momente rrethrrotullimi i ‘Shqiponjës’ në Tiranës.

Me mijëra protestues i kanë bërë bllokadë lëvizjes së mjeteve, duke iu përgjigjur thirrjes së opozitës për të nisur mosbindjen civile.

Në protestën që po zhvillohet te ‘Shqiponja’ janë bashkuar edhe banorët protestues të ‘Astirit’ të cilët kërkojnë prej disa muajsh dëmshpërblim për pronat e tyre që rrezikohen të shemben nga projekti i Unazës së Re.

Deri më tani organizatorët dhe protestuesit kanë treguar tolerancë me ambulancat, duke i lejuar të kalojnë më tej.

Ndërkohë që nuk kanë munguar provokimet nga drejtues mjetesh të cilët kanë kërkuar të kalojnë mes për mes protestuesve.