“Votat s’i vjedhin mësuesit, por ti”, ish-deputeti i PD-së i kthehet Ramës: Të ka mbërritur fundi kloun, ke frikë nga koalicionet

242
Sigal

Ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi i është kthyer ashpër kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen e vjedhjes së votave.

Përmes një reagimi, Boçi iu kundërvu Ramës për akuzat ndaj opozitës, ndërsa shtoi se kryeministri ka frikë nga koalicionet.

REAGIMI I BOCIT
VOTAT NUK I VJEDH MËSUESI, I VJEDH TI KLOUN!
Nga gjysmaparlamenti, gjysmagjeli Ramë, duke u spërdredhur për frikën nga koalicionet, ka akuzuar opozitën se mospranimi pres saj i administratës e mësuesve në procesin zgjedhor, na u përktheka në akuzë për hajdutë!!!???
Sa bukur të dëgjosh hajdutin tek akuzon!?
Jo mor zoti Kloun jo!!!
Opozita nuk ka akuzuar në asnjë moment mësuesit.
Qartë, me prova, me fakte, me përgjime, me Bild e pa Bild, ne, e jo vetëm ne, të akuzojmë ty publikisht:

Ke qenë, je dhe mbetesh një hajdut ordiner, i pështirë e serial votash.
Mos u fshih më kot pas emrit të nderuar të mësuesit që ti me ministreshat e tua skandaloze, ke tetë vite që e frustron, e keqtrajton, e dhunon, e denigron dhe e tërheq zvarrë politikisht.
Që je hajdut votash me damkë, këtë e dinë të gjithë shqiptarët e qeshin me ty tek merr pozën e të qashtrit.
Madje ta ka qëndisur shqip, saktë, prerë, sot dhe Evropa.
Qendra Europiane për Monitorimin e Drogave (EMCDDA), e cila funksionon në kuadër të Bashkimit Europian, ta thotë troç:
“Organizatat kriminale kanë lidhje me politikën, dhe kjo e fundit ndërhyn duke neutralizuar agjencitë e zbatimit të ligjit përmes emërimit të personave të besuar ose militantëve të partisë. Forma më e njohur e bashkëpunimit midis organizatave kriminale dhe organeve shtetërore është korrupsioni, veçanërisht në sistemin e drejtësisë. Shpërndarja e të ardhurave nga bizneset përmes gjobave ose ‘mbrojtja’ nga bandat e tjera, mbështetja për kandidatët politikë ose frikësimi i kundërshtarëve në zgjedhje, prishja e mitingjeve të partive opozitare, manipulimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe financimi i fushatave elektorale në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale, si dhe përfitimet e tjera, mbizotëruan,”
Hapi sytë zoti Klloun e lexoje mirë:
Ti në bashkëpunim me zullapët, satrapët, trafikantët, delenxhilerët, bandat kriminale, gjushët, gjiknurët, ballat, grabit e vjedh votat, bizneset e shqiptarët.
Boll u spërdrodhe, u tunde e u shkunde.
Bëj dhe ca kohë kllounadën e parlamentit pa zë dhe dinjitet e argëtohu me xholat e tu!
Ti e di mirë që të ka mbërritur fundi, KLOUN!