Deklarata e fortë e KE-së: Të mos cënohet fryma dhe rezultati i marrëveshjes

261
Sigal

Komisioni Europian ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit në Kuvend.

Në deklaratën e zëdhënëses Ana Pisonero thuhet se, ‘procesi i ndryshimeve shtesë, nuk duhet të nxjerrë nga shinat shpirtin dhe rezultatet e 5 Qershorit’.

Deklarata e Komisionit Europian:

BE mirëpret miratimin nga Parlamenti të amendamenteve të Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen politike të arritur në 5 Qershor.

Kjo përmbush një nga kushtet kyçe për fillimin e negociatave të anëtarësimit me BE, siç është shpallur edhe në konkluzionet e Këshillit Europian, të datës 25 Mars 2020.

Parashikimet e reja ligjore, do t’i japin Shqipërisë një kornizë elektorale me të standard me të larta të integritetit dhe transparencës, bazuar në rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ne kemi mbajtur shënim propozimin shtesë për reformë të sistemit zgjedhor.

Duke njohur rolin e parlamentit në paraqitjen e ndryshimeve shtesë sa i përket sistemit zgjedhor, ne nxisim të gjitha partitë politike të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik, me të njëjtin shpirt bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës, të demostruar gjatë miratimit të Marrëveshjes politike të 5 Qershorit.

Procesi i ndryshimeve shtesë, nuk duhet të nxjerrë nga shinat shpirtin dhe rezultatet e 5 Qershorit.