Udhëtim falas në Hënë, miliarderi japonez fton 8 artistë nga e gjithë bota

216
Miliarderi japonez, Yusaku Maezawa, do t’iu japë mundësinë 8 njerëzve nga e gjithë bota që në shoqërinë e tij, në bordin e raketës Starship, të kryejnë një udhëtim në Hënë.
Sigal

“Tregoni se jeni kurioz dhe të sigurt se mund të kontribuoni në një nivel artistik gjatë udhëtimit të parë rreth Hënës”,  ka thënë miliarderi i cili vazhdon të përmendet për “konkursin” e zhvilluar në internet për të gjetur gruan që do ta shoqërojë atë në hapësirë.

Yusaku Maezawa, u shpall në 2018 si njeriu i parë që rezervoi një vend në anijen kozmike hënore që po zhvillohej nga SpaceX. Udhëtimi 6 ditor do të paguhet i plotë nga 45-vjeçari, Maezawa, i cili ka një pasuri personale prej 1.9 miliardë dollarësh, të akumuluar pas themelimit të faqes në internet të modës Zozotoën, përpara se ta shiste atë në vitin 2019.

Në dy videot e ngarkuara në internet, miliarderi japonez shpjegoi se aplikimet duhet të dorëzohen deri në 14 mars.

Në tërësi, ai tha se rreth 10 deri në 12 njerëz do të jenë në bordin e anijes kozmike, e cila pritet të prekë Hënën, transmeton TGCOM24.