Alarmi i Kryetarit të Frontit të Majtë, Marko Dajti: Poturexhiu Rama në “krevatin” e Erdoganit

381
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Duan të radikalizojnë shqiptarët kundër Perëndimit

Situata e rëndë e krijuar ditët e fundit në sistemin e trafikut ajror në Shqipëri është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e një plani strategjik Rama-Erdogan për të shtënë në dorë hapësirën ajrore të Shqipërisë, që tashmë do të kontrollohet nga turqit. Sipas informacioneve tona, Rama e dha edhe qiellin e Shqipërisë me koncension, për të marrë në këmbim ca vaksina kineze që nuk dihet nëse janë origjinale apo prodhime bodrumesh. Sikurse është bërë e njohur, pjesa më e madhe e grevistëve të Rinasit, janë familjarë të njerëzve pranë Kryeministrit Rama dhe është pak e besueshme të mendosh se familjarët e Gramoz Ruçit,Damian Gjiknurit, Fatmir Xhafajt e të tjerëve, po i bëjnë grusht shteti Edi Ramës.

“Fronti i Majtë është bashkuar me Lëvizjen Socialiste për Integrim kundër tradhtarëve dhe oligarkëve që po bëjnë pazar me Shqipërinë si Esat Pashë Toptani dhe Ahmet Zogu”

Nuk është rastësi që Unioni i Sindikatave të kontrollorëve të Bashkimit Europian ka mbështetur kontrollorët dhe ka kërkuar që asnjë vend i BE-së të mos dërgojë kontrollorë në Shqipëri. Strategjia e halldupit me poture, Edi Rama, është e qartë: Të nxisim kontrollorët për grevë dhe të sjellim turqit. Një veprim që është në vazhdën e sinjaleve që janë lëshuar në të kaluarën me shkollat turke, me futjen e gjuhës turke në shkollat publike, me ndryshimet në librat e historisë. Ka shumë vite që Erdogani e ka shpallur strategjinë e vet të politikës së jashtme në Ballkan, me rikthimin në zonën e influencës së ish-Perandorisë Osmane. Dhe ka gjetur në Tiranë nipin e Ahmet Zogut, që po e shet Shqipërinë në copa, më keq se sa bëri edhe vetë Zogu. Por, siç thotë edhe vetë poturexhiu Rama, nuk keni parë gjë akoma. Sipas informacioneve që disponon Fronti i Majtë, planio Rama-Erdogan është të zëvendësohet menjëherë pas zgjedhjeve Kryetari i Komunitetit Mysliman dhe kryemyftinjtë që nuk janë në “thesin” e Turqisë, për t’u zëvendësuar me besnikë të Erdoganit, që kanë si mision radikalizimin e myslimanëve shqiptarë dhe nxitjen e tyre për t’u hedhur në veprim kundër Perëndimit. Nga ana tjetër, po përgatitet instalimi i trupave ushtarake turke në Shqipëri dhe këtij qëllimi po i shërben edhe spitali i ri i Fierit, që, në të vërtetë, do të jetë një spital ushtarak për ushtrinë turke që do të kërcënojë Greqine dhe Perëndimin nga toka shqiptare.

“Sipas informacioneve tona, Rama e dha edhe qiellin e Shqipërisë me koncension, për të marrë në këmbim ca vaksina kineze që nuk dihet nëse janë origjinale apo prodhime bodrumesh”

Njësoj si sulltanët e Osmanëve, që përgatitën ekspeditat kundër Italisë, duke u nisur nga Vlora. Nëse 600 vjet më parë planet e Osmanëve i pengoi rezistenca e Skënderbeut, tani që në Shqipëri është në pushtet Hamzai, nuk ka më asnjë pengesë. Madje, edhe sheshi “Skënderbej” do të ndryshojë emrin dhe plani i Hamzait të Tiranës është ta zhvendosë përmendoren e Heroit tonë Kombëtar. Rama e ka pranuar planin e Erdoganit pa kundërshtim. Ka ulur poturet dhe është futur lakuriq në krevatin e Sulltanit, pasi i dështoi dashuria me mikun e Beogradit, Vuçiç. Duke menduar se shqiptarët myslimanë do pranojnë më lehtë padronin nga Turqia, se sa nga Serbia, dhe do ta votojnë si “mikun e të madhit”. Por i ka bërë llogaritë gabim. Shqiptarët nuk i çon dot më mish për top për interesat e Turqisë, sikurse ndodhte deri 100 vjet më parë. Sot secili mendon për atdheun e vet dhe familjen e vet. Ky i pafytyrë që herë shitet herë si katolik e herë si ortodoks, herë si mysliman e herë si hebre, herë si nga Vunoi e herë si nga Mirdita, herë si nga Tirana e herë si nga Shkodra, ky tregtar i atdheut me 100 flamuj në xhep, ka ardhur koha të shporret një herë e përgjithmonë, me gjithë bandën e tij fashiste të Rilindjes. Fronti i Majtë denoncon me vendosmëri strategjinë për ta futur Shqipërinë në sferën e ndikimeve radikale dhe u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të votojnë masivisht për ta shkulur nga karrigia këtë atdheshitës.

“Të gjithë bashkë të votojmë për LSI-në, që tradhtia të shporret nga trojet e Shqipërisë! Shqiptarët kudo ku ndodhen, edhe në emigracion, të vijnë të hedhin votën e tyre që nesër të mos turpërohen”

Të mos gënjehet njeri se “i forti” Erdogan do shpëtojë anijen që po mbytet. Nëse nuk ikën timonieri me poture, gjithë Shqipëria do përfundojë në fund të detit. Ta çojmë në Pakistan apo Banglandesh piktorin e dështuar, që Shqipëria të mos jetë më tokë emigrantësh. Fronti i Majtë është bashkuar me Lëvizjen Socialiste për Integrim kundër tradhtarëve dhe oligarkëve që po bëjnë pazar me Shqipërinë si Esat Pashë Toptani dhe Ahmet Zogu. Ne nuk jemi nipat e Zogut, as të Esatit, jemi bijtë dhe nipat e atyre që i vunë drurin fashistëve dhe e mbajtën Shqipërinë të lirë dhe të pavarur. Të gjithë bashkë të votojmë për LSI-në, që tradhtia të shporret nga trojet e Shqipërisë! Shqiptarët kudo ku ndodhen, edhe në emigracion, të vijnë të hedhin votën e tyre që nesër të mos turpërohen. Të mbrojmë atdheun dhe familjet tona, të ardhmen tonë europiane!