Akademik Artan Fuga: Orientalizmi politik dhe ekonomik është ulur këmbëkryq

325
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ka një konflikt mes Shqipërisë dhe shqiptarëve

Akademiku Artan Fuga përmes një komenti në rrjetet sociale bën një dallim mes emigrimit të shqiptarëve dhe Shqipërisë si vend. Fuga shkruan se ndërsa shqiptarët emigrojnë drejt Perëndimit, Shqipëria nuk bën dot hapa integruese dhe është tre dekada e vonuar, ku sipas tij orientalizmi politik dhe ekonomik është ulur fatkeqësisht këmbëkryq. A ka konflikt midis Shqipërisë dhe shqiptarëve ? Desha të them se shqiptarët emigrojnë dëshirueshëm drejt Evropës, drejt Perëndimit, kurse Shqipëria nuk po shkon dot në të njëjtin drejtim në dy plane, 1. gjeopolitike, pra nuk bën dot hapa  integruese përpara përfundimtare, tre dekada vonuar, dhe 2. brenda vendit, ku orientalizmi politik dhe ekonomik është ulur fatkeqësisht këmbëkryq.

Në këtë kuptim unë them: Ka një konflikt aktualisht me shumë shtresa mes Shqipërisë dhe shqiptarëve! Pa zgjidhur këtë, fatkeqësisht nuk bëhemi dot të lumtur.

Shënim: Mos e ngatërroni këtë me një problem krejt tjetër pra a është i mirë apo jo i mirë emigrimi. Për këto çështje kush dëshiron le të shohi arsyetimet e mia te botimi: Origjinat e Pushtetit, Pronës, Pasurisë në Shqipëri në periudhën paskomuniste!