Çfarë po ndodh në Fier?! Subashi anulon edhe tenderin 2 milionë euro të pastrimit të Njësive Administrative

278
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Pak ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, kishte hapur një tender 200 mijë euro për rrugët e inceneratorit. Por, disa ditë më pas, ai u tërhoq, teksa shkruante se i ka kërkuar Ministrisë së Mjedisit dhe Transporteve se kush autoritet duhet t’i ndërtojë rrugët; koncesionari apo Bashkia Fier? Më pas, në mënyrë të beftë, qyteti i Fierit u mbulua nga hije të mëdha tymi të shkaktuar nga djegia e mbeturinave në landfillin egzistues, në hyrje të qytetit.

Një landfill jashtë çdo parametri mjedisor. Me të drejtë, pas kësaj ndodhije, lindën shumë pyetje: kush ia vuri zjarrin këtij landfilli? Kush kompani do të përfitojë nga kjo ngjarje? A ka gisht Bashkia e Fierit? Dhe, kur kaluan disa ditë, plehrat e qytetit të Fierit kanë filluar që të dërgohen në incenetatorin në fshatin Verri? A ka pasur interes ky incenerator për këtë situatë? Mjafton një hetim i thjeshtë nga SPAK-u dhe do të zbardhen të gjitha prapaskenat. Fondi për këtë tender është 198 984 172 lekë, ose me TVSH mbi 2 milionë euro. Në dokumentin Bashkia e Fierit ka njoftuar edhe arsyet e anulimit. Një tërheqje e shpejtë e Subashit, të cilin e ka zënë frika pas denoncimit të Petro Koçit apo edhe të arrestimit të Fatos Tushes, ish-kryetarit të Bashkisë së Lushnjes. Një sinjal i qartë se ky tender i majmë ishte i destinuar për firma që qëndrojnë afër Subashit apo Bashkisë së Fierit.