Agim Nesho : Klientelizmi dhe mungesa e transparencës me Greqinë!

156
Sigal

 

Diplomati Agim Nesho ka komentuar vizitën e ministrit të Jashtëm grek, Dendias. Nesho tha se çështja më kryesore për Dendias dhe Greqinë janë problemet, që kanë të bëjnë me detin. Sipas diplomatit Nesho, politikat e qeverisë Rama kanë dështuar për të treguar partneritet. Më tej Nesho u shpreh se Rama në marrëdhëniet me shtetin fqinj Greqinë është vendosur në pozicion klientelist. “Dendias dhe të gjithë ministrat e jashtëm grek, ose autoritetet greke trajtojnë në mënyrë të tillë Shqipërinë, sepse vetë politika e qeverisë Rama për gjithë këtë kohë ka dështuar të tregojë partneritet. Retorikë për të treguar se edhe Shqipëria është e rëndësishme, por duke dështuar ka pranuar rolin e një vendi klientelist. Ministri grek ishte jo vetëm konkret për politikat e tij. Pozicioni që ka vendosur Rama në marrëdhëniet me Greqinë, është një pozicion klientelist, ju ka dhënë çështjen e detit dhe mendoj se është kryesorja për t’u diskutuar.”-tha diplomati Agim Nesho. Diplomati deklaroi se nuk ka transparencë për çështjen e marrëveshjes së detit, ndërsa shtoi se nuk dimë për cilat çështje jemi dakord për shkak të mungesës së transparencës edhe gjatë takimit të kësaj të hëne mes Kryeministrit Rama dhe Ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias. “Proces i mbyllur, s’ka informacion e transparence. Na lind dyshimi që interesat e Shqipërisë nuk po mbrohen mirë, pavarësisht se Greqia është vend mikInteresat mbrohen në mënyrë reciproke.“-u shpreh diplomati Agim Nesho. Ministri grek gjatë vizitës në Tiranë e mohoi çështjen e pronave të çamëve kur tha se nuk ekziston, duke kërcënuar se nëse do të ngrihet si pretendim nga Shqipëria, do të çojë në pasoja të nivelit të shumëfishta ku Greqia do të vendosë çështje të tjera duke bllokuar integrimin.